BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Shëndeti

Futini këmbët në ujë të ngrohtë me sodë përpara gjumit dhe do të surprizoheni nga ajo që do t’iu ndodhë

Futini këmbët në ujë të ngrohtë me sodë

Pas një ditë të lodhshme, çlodhja e trupit dhe muskujve janë thelbësor për një gjumë të mirë, të qetë dhe të rehatshëm.

Por disa metoda natyrale të cilat mund t’i shndërrojmë edhe në zakone të mira të cilat na ndihmojnë të ndihemi mirë dhe të çlodhur në fund të ditës.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një mënyrë shumë të thjeshtë të përdorimit të ujit të ngrohtë me sodë për çlodhjen e trupit dhe muskujve para se të flini.

Futja e Këmbëve në Ujë Të Ngrohtë me Sodë

Mjafton të shtoni në një legen me ujë shumë të ngrohtë 3 lugë çaji me sodë, t’i përzieni mirë e të mbani këmbët aty të paktën për gjysmë orë.

Do të shikoni sesi dalëngadalë do ndjeni çlodhjen e të gjithë muskujve dhe ngrohjen e gjithë trupit.

Në fund të ditë, lodhja më e madhe e trupit përqendrohet tek këmbët.

Futja e këmbëve në ujë të ngrohtë me sodë do të çlodhë tërësisht këmbët e njëkohësisht do të largojë kontraktimin e muskujve si dhe lodhjen e tyre gjatë lëvizjeve që keni gjatë ditës.

Gjithashtu, uji me sodë ndihmon edhe në pastrimin e këmbëve, largimin e infeksioneve apo mykut që zakonisht prek këmbët ndërsa ndihmon lëkurën të jetë e butë dhe e lëmuar.

Ujë me Sodë edhe për Trupin

Në fakt, uji i ngrohtë me sodë rekomandohet edhe për gjithë trupin.

Mjafton të shtoni në vaskën tuaj 3 lugë gjelle me sodë buke, ta përzjeni dhe më pas të futeni aty për të bërë banjë.

Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë jo vetëm të çlodheni tërësisht por do hapë poret e lëkurës duke promovuar edhe më shumë largimin e toksinave përmes djersitjes.

Uji me sodë do të zbusë lëkurën e trupit duke larguar papastërtitë që gjenden në poret e saj.

Uji me sodë është shumë efikas edhe në parandalimin dhe largimin e problemeve me lëkurën siç janë për shembull ekzemat apo irritimet e lëkurës. /AgroWeb.org