Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gabimi që bën çdo çift gjatë marrëdhënieve seksuale

Postuar: 15/03/2019 - 23:57

 Nëse flasim për gabimet gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të mendoni se lidhet me “teknikat” apo pozicionet e gabuara. Në fakt ajo që është më problematike është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat. Bashkë me komunikimin nënkuptohen edhe reagimet, si dhe dëshirat e partnerëve tanë.

Shpesh gjatë aktit seksual injorohet dëshira e partnerit dhe kështu e tërë marrëdhënia rezulton në eksperiencë negative.

Sipas studimeve, sa i përket marrëdhënieve seksuale, shumica e femrave ankohen për meshkujt se ata tentojnë të “imitojnë” skena nga filmat erotikë, që në shumicën e rasteve, janë pothuajse të pavërteta në jetën reale.

Edhe pse shumica e njerëzve, mendojnë se gjatë marrëdhënieve seksuale nuk duhet të ketë vend për bisedë dhe komunikim, por shumë terapistë seksualë nuk pajtohen me këtë, për të vetmen arsye se komunikimi është mëse i rëndësishëm gjatë seksit.

Si mund të dini kërkesat dhe dëshirat e partnerit nëse nuk flisni me njëri-tjetrin, duhet vazhdimisht t’ia tregoni se çfarë dëshironi dhe anasjelltas. Për kënaqësi maksimale është i nevojshëm komunikimi i ndërsjellët dhe i hapur në çdo kohë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 09:22

Që në lashtësi, njerëzit kanë trajtuar reumatizmën duke u zhytur e mbuluar gjithë trupin me rërë të nxehtë.

Postuar: 16/08/2019 - 22:25

Vuani nga flokët e yndyrshëm...?

Postuar: 15/08/2019 - 21:04

Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të p

Postuar: 14/08/2019 - 22:14

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes.

Postuar: 14/08/2019 - 21:11

Raporti intim është një çështje shumë personale mes individësh, por me sa duket ka disa gjëra që