BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Shëndeti

Gjashtë arsyet pse duhet konsumuar një lugë mjaltë para gjumit

Gjashtë arsyet pse duhet konsumuar një lugë mjaltë para

Ne të gjithë i dimë përfitimet e konsumimit të mjaltit, por sipas ekspertëve të shëndetësisë një zakon shumë i mirë që i bën mirë shëndetit tuaj është edhe koha ku e konsumoni atë.

Sipas ekspertëve këto janë efektet pozitive nëse e konsumi atë para gjumit:

1. Lëkurë e pastër
Mjalti është antioksidant, që do të thotë se e pastron trupin nga toksina të ndryshme. Si pasojë, vetitë e tij antibakteriale do të përmirësojnëlëkurën tuaj.

2. Ndihmon në humbjen e peshës
Nëse po mendoni se mjalti është armik për peshën tuaj, e keni gabim. Sheqeri që gjendet tek mjalti i duhet trupit. Mjalti rrit ndjeshëm imunitetin dhe përmirëson metabolizmin, që është elementi i parë për rënien e shëndetshme nga pesha.

3. Ul nivelin e yndyrnave
Mjalti s’ka kolesterol. Përbërësit dhe vitaminat e tij kontribuojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.

4. Forcon zemrën
Studimet kanë treguar se antioksidantët që gjenden tek mjalti, parandalojnë ngushtimin e arterieve. Mjafton të pini një gotë ujë, shoqëruar me një lugë mjalt çdo mbrëmje dhe shanset e problemeve me zemrën, ulen.

5. Përmirëson kujtesën
Studime të tjera kanë provuar se mjalti ka aftësinë për të luftuar stresin dhe për pasojë, përmirëson ndjeshëm kujtesën. Kalçiumi që gjendet tek ai përthithet shpejt edhe nga truri, për të cilin ka efekt të dobishëm.

6. Bëni gjumë të mirë
Sheqeri që gjendet në mjalt rrit nivelin e insulinës në gjak, që më pas çliron serotinin. Serotinina shndërrohet në melatonin, hormon ky që ndihmon në rritjen e cilësisë së gjumit.

Rekomandohet që një lugë mjalt të konsumohet edhe me një stomak bosh. Ky zakon i thjeshtë do t’ju ndihmonte të reduktonit shumë probleme me aparatin tretës.