BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Shëndeti

Gjendet lehtësisht kudo! Kjo molekulë yndyre favorizon përhapjen e kancerit, rrit gjasat për formimin e metastazave

Gjendet lehtësisht kudo! Kjo molekulë yndyre favorizon përhapjen

Metastazat mbeten shkaku kryesor i vdekjes së pacientëve me kancer dhe acidi palmitik që gjendet në vajin e palmës rrit gjasat për formimin e metastazave.

Dyshimi duket se është konfirmuar: Studiuesit e Institutit për Kërkime Biomjekësore në Barcelonë (Institute for Research in Biomedizine – IRB) arritën të dëshmojnë se një molekulë yndyre në vajin e palmës, e quajtur acidi palmitik, ndryshon gjenomën e kancerit dhe rrit gjasat që kanceri të përhapet.

Metastazat e kancerit mbeten shkaku kryesor i vdekjes së pacientëve me kancer, sepse deri tani shumica e pacientëve me kancer metastatik vetëm mund të trajtohen, por jo të shërohen. Vlerësohet se metastazat janë përgjegjëse për 90% të të gjitha vdekjeve nga kanceri – rreth 9 milionë vdekje në vit në mbarë botën.

Sipas rezultateve të publikuara tani në revistën Nature, acidi palmitik në vajin e palmës nxit tek minjtë metastazat në kancerin e gojës dhe melanomën e kancerit të lëkurës. Acidet e tjera yndyrore si acidi oleik (i bollshëm në vajin e ullirit) dhe acidi linoleik (në farat e lirit) nuk treguan këtë efekt.

Sipas rezultateve të publikuara tani në revistën Nature, acidi palmitik në vajin e palmës nxit tek minjtë metastazat në kancerin e gojës dhe melanomën e kancerit të lëkurës. Acidet e tjera yndyrore si acidi oleik (i bollshëm në vajin e ullirit) dhe acidi linoleik (në farat e lirit) nuk treguan këtë efekt.

Shënues “memorie” që ndryshojnë qelizat
Autorët kanë identifikuar edhe disa shënues “memorie”, që mbeten në qelizat e tumorit. Ato modifikojnë qelizat në mënyrë të tillë, që edhe muaj pas ekspozimit ndaj acidit palmitik të ruajnë aftësi më të madhe për të metastazuar.

Por jo vetëm acidi palmitik në vajin e palmës duket se nxit përhapjen e kancerit. Studiuesit nga Barcelona zbuluan që në vitin 2016, se qelizat tumorale metastazuese janë të pajisura me një receptor të ndjeshëm ndaj yndyrës.

Proteina CD36 furnizon qelizat e kancerit me ushqimin, që u nevojitet për të mbijetuar, shumë larg tumorit të vërtetë. Ky efekt i CD36 tashmë është provuar për kancerin e vezoreve, fshikëzës dhe mushkërive.

Studimi synon zhvillimin e një terapie
Sipas dr. Helen Rippon, drejtore ekzekutive e Worldwide Cancer Research, rezultatet e fundit të studimit në Barcelonë janë “një zbulim i madh për të kuptuar raportin midis dietës dhe kancerit, dhe për më tepër për ta përdorur këtë dije për zhvillimin e kurave të reja për kancerin”.

Me perspektivën e një terapie të mundshme, Profesor Salvador Aznar-Benitah, drejtues i lartë i grupit në IRB Barcelona dhe autori kryesor i studimit, thotë se “është shumë herët për të përcaktuar se çfarë ushqimi mund të hanë pacientët me kancer metastatik për të ngadalësuar procesin e metastatizimit. Bazuar në rezultatet tona mund të mendohet se një dietë e varfër në acid palmitik mund të ngadalësojë procesin e metastatizmit, por nevojiten më shumë kërkime.”

Sa i dëmshëm është vaji i palmës?
Dyshohet prej kohësh se vaji i palmës është i përfshirë në zhvillimin e diabetit, sëmundjeve vaskulare dhe kancerit, në radhë të parë për shkak të përqindjes së lartë të acideve yndyrore të ngopura. Përveç kësaj substanca kancerogjene mund të lindin gjatë përpunimit të tij industrial. Nëse vaji i palmës nxehet shumë, formohen estere të acideve yndyrore 3-MCPD dhe estere të acideve yndyrore glicidol, të cilët Instituti gjerman për Vlerësimin e Rrezikut (BfR) i klasifikon si kancerogjenë.

Por vaji i palmës gjendet akoma në çipsa, çokollata dhe bonbone, në biskota, në margarinë, në ushqimet për fëmijë dhe ushqimet e gatshme. Ai gjendet edhe në detergjentë dhe kozmetikë, në sapunë dhe qirinj. Sepse vaji i palmës është shumë më i lirë se vaji i lulediellit.

Por kush dëshiron të heqë dorë nga vaji i palmës, mund të gjejë me lehtësi produkte alternative pa vaj palme. Nga kjo përfiton jo vetëm shëndeti, por edhe mjedisi, sepse për të krijuar plantacionet e vajit të palmës shpesh shkatërrohen pyjet tropikale apo habitate të tjera, që duhen mbrojtur./DW