Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për Sali Berishën, Prokuroria kërkon thirrjen e dëshmitarëve përfshirë ish-kryeministrin, Ylli Rakipin...

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për
x

Shëndeti

Gjinekologia e njohur bën deklaratën befasuese: Kjo kategori meshkujsh shqiptarë ka spermën më të dobët në Ballkan

Gjinekologia e njohur bën deklaratën befasuese: Kjo kategori meshkujsh

Gjinekologia e njohur, Aida Kumnova ka marrë pjesë në Kongresin Botëror të Infertilitetit i cili po mbahet në Vjenë.

Gjatë diskutimeve në panel rreth shkaqeve që bëhen pengesë për t'u bërë prindër, gjinekologia Kumnova ka thënë se meshkujt në Kosovë dyshohet se kanë spermën më pak kualitative në Ballkan.

'Në Kongresin botëror të infertilitetit që ishim sivjet në Vjenë, tema kryesore ka qenë ushqyeshmëria. Kjo është një prej faktorëve kryesor që mundet me shkaktu infertilitet. Përshembull  mungesa e vitaminës D mund të rrisë shanset për abort sepse formohen vezët që nuk janë kualitative për shkak të mungesës së kësaj vitamine, dmth përveç acidit folik', ka deklaruar mjekja Kumnova.

Mirëpo një patologji që për doktoreshën është alarmante, është infertiliteti mashkullor. Ky problem në Kosovë dyshohet se është me numrin më të madh në Ballkan. Kjo për faktin se burrat kosovarë e kanë spermën më pak kualitative.

'Në bazë të disa të dhënave fertiliteti mashkullor është më i madhi në Ballkan. Kjo do të thotë që meshkujt e Kosovës kanë spermën më jokualitative në këto vende. Disa institucione e krahasojnë spermogramin e burrave në Kosovë me burrat në Irak.

Por e dimë që në Irak ka pasur më shumë luftime dhe më shumë uranium. Është e vërtetë që ende mund të kemi intoksinim me uranium nga lufta, mirëpo shoqata e gjinekologëve dhe Oda e Mjekëve duhet ta sensibilizoj më shumë këtë çështje sepse është alaramuese. Po ashtu më tepër se 45 për qind të rasteve me probleme të infertilitetit, problemi është te burrat. Krahasuar me vendet evropiane është shumë numër më i madh', ka thënë doktoresha Aida Kumnova.