
Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Hani çdo ditë karota dhe do të befasoheni nga përfitimet shëndetësore që do të ketë organizmi juaj

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Janar 2021

Në fillimet e kultivimit të saj, njerëzit e përdornin karrotën për kura mjekësore.
Më vonë e kuptuan se ajo kishte një potencial të shkëlqyer në kuzhinë.
Karrota ka të paktën 5000 vjet që rritet mbi këtë tokë, por asnjë nuk e di kohën e saktë se kur kjo perime u shfaq për herë të parë.
Me kalimin e viteve, karrota u rendit mes ushqimeve më të shëndetshme për organizmin.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë karrota çdo ditë që të përfitojnë të mira të vazhdueshme shëndetësore. Lexoni më poshtë përfitimet e renditura nga AgroWeb.org.
Fibra Tek Karrota
Një racion me karrota të prera përmban 3.6 gramë fibër e cila mban stomakun dhe arteriet të pastra.
Në këtë mënyrë shmanget rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, kolesterolit të lartë, konstipacionit dhe hemoroideve.
Fibra rregullon sheqernat në gjak dhe është e dobishme për të humbur në peshë.
Vitamina A dhe Beta Karoteni
Karrotat janë ndër burimet kryesore të vitaminës A.
Një racion me karrota ofron 1,069 mikrogramë të kësaj vitamine, duke tejkaluar dozën e nevojshme prej 700 mikrogramë për femrat dhe 900 mikrogramë për meshkujt.
Vitamina A është e domosdoshme për shëndetin e syve, lëkurës, dhëmbëve dhe kockave.
Ajo u vjen në ndihmë qelizave për t’u rritur normalisht.
Beta karoteni ndihmon të parandalojë problemet shëndetësore të nxitura nga mosha, si sëmundjet koronare.
Vitamina K
Një racion me karrota ofron 16.9 mikrogramë të vitaminës K ose 20% të dozës së rekomanduar ditore.
Vitamina K luan një rol thelbësor në mbarëvajtjen e qarkullimit të gjaku dhe shëndetit të kockave.
A Rrezikoheni Nga Beta Karoteni i Tepërt?
Ngrënia e sasive të mëdha të beta karotenit nuk ju vë në rrezik nga një mbidozë e mundshme e vitaminës A.
Organizmi di vetë të rregullojë sasitë e nevojshme të beta karotenit që ka nevojë.
Megjithatë, nëse konsumoni sasi të mëdha karoteni, do të përballeni me një zverdhje të lëkurës.
Nga ana tjetër është shumë e vështirë ta teproni me ngrënien e karrotave apo edhe perimeve të tjera.
Sa i përket karrotës, ju mund të konsumoni një ose dy në ditë.
Lëkura e Karrotës Nuk Duhet Hequr
Lëkura e karrotës përmban gjysmën e antioksidantëve që gjenden tek kjo perime e nëntokës.
Karrotat pasi t’i lani mirë gatuajini me avull ose hajini të pagatuara, duke i përfshirë në sallata ose lëngje frutash./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Harroni shpesh gjatë përditshmërisë? Do të befasoheni kur të mësoni çfarë thotë shkenca për këtë gjë

Duhet ta pini herët në mëngjes! Mësoni çfarë i bën trupit tuaj një lugë lëng limoni çdo ditë

Skleroza e shumëfishtë, si ndikon vitamina D tek mbrojtja e trurit, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit zbardhin rezultatet dhe japin këshillat e vlefshme që duhet t'i dini të gjithë

Mund ta përdorni si kurë për diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes, ja bima që bën mrekulli në organizmin tuaj

Zbuloni çfarë ndodh me ju nëse konsumoni deri në 3 banane në ditë

Pini ujë teksa jeni duke ngrënë? Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj pas këtij veprimi

Ekzistojnë dy metoda të thjeshta por shumë efektive/ Si të ndaloni takikardinë në më pak se një minutë

Mos harroni ta hidhni në çdo sallatë/ Sekreti për imunitet të fortë dhe pa probleme kardiovaskulare qëndron në këtë truk të thjeshtë, por tepër të rëndësishëm

Nuk duhet t'i ndani nga dieta juaj! 10 ushqimet kryesore për uljen e stresit

Kujdes, gabimet që i bëjmë çdo ditë, por nuk duhet t’i përsërisim më! 10 zakone higjienike që shkatërrojnë fshehtas shëndetin tonë
