BREAKING NEWS

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria kibernetike, Shqipëria u sulmua nga Irani

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x
BREAKING NEWS

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve në spitalin e Fierit dhe mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, si ndryshoi qëndrim Edi Rama për gylenistët pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve
x
BREAKING NEWS

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave të Gylenit, te blerja e dronëve 40 milionë euro nga dhëndri i Sulltanit turk

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave
x
BREAKING NEWS

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim vizitë blic te spiuni Ilir Metaj, ish-Presdeinti distancohet nga “non grata” Sali Berisha

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim
x

Shëndeti

“Hani perime nëse doni të jetoni më gjatë”/Studimi i fundit 12-vjeçar sapo ‘rrëzoi’ këtë mit. Ja si qëndron e vërteta

“Hani perime nëse doni të jetoni më

Konsumi i përditshëm i perimeve gjithmonë, të paktën në dekadat e fundit, është lidhur me një jetë të shëndetshme, si një praktikë e mirë, pothuajse një mburojë kundër sëmundjeve të ndryshme që paraqiten veçanërisht pas një moshe të caktuar.

Por sipas një studimi 12-vjeçar të një prej universiteteve më prestigjioze në botë Oksfordi, konsumimi i perimeve nuk duket sikur sjellë përfitime domethënëse kundrejt të tjerëve. Ose të paktën, jo si faktor dominues.

Studimi ka përshirë pothuajse 400 mijë britanikë të një moshe mesatare rreth 56 vjeç. Pjesëmarrësve i është kërkuar sasia e perimeve të konsumuara, të freskëta dhe të ziera dhe më pas të dhënat janë ballafaquar me sëmundjet kardiake të shfaqura ndër vite.

Në 12 vitet e studimit, rreth 18 mijë persona të kampionit total kanë pësuar sëmundje kardiake të rënda, si infarkt ose iktus. Rezultatet ishin disi befasuese.

Grupi që konsumonte sasi më të mëdha perimesh të freskëta, kishte 15% më pak mundësi për t’u sëmurur nga grupi që i konsumonin pak ose aspak.

Por ndërkohë, grupi i atyre që konsumonin në përditshmëri perime të ziera kishte diferenca të papërfillshme me ato që i konsumonin më pak.

Jo vetëm, por edhe avantazhi që kishin konsumatorë të perimeve të freskëta zvogëlohej shumë kur merreshin parasysh edhe faktorë si pasuria, stili i jetesës dhe të tjerë.

Top Albania Radio shkruan se sipas studiuesve, studimi tregon se lidhja e vërtetë e konsumimit të perimeve me shëndetin vjen nga fakti që personat që përdorin perime në ditën e tyre kanë një vëmendje më të madhe për mirëqenien e tyre fizike edhe në dinamikat e tjera të përditshmërisë.

Vetë autorët e studimit, pohojnë gjithsesi se një dietë e ekuilibruar dhe një peshë e kontrolluar mbetet një pjesë e rëndësishme e shëndetit dhe kufizimin e disa sëmundjeve të rënda.

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës? Nxehtësia, djersitja dhe ajri i thatë plus rrezet e diellit e ‘zhveshin’ organizmin nga kripërat minerale dhe vitaminat. Prandaj është shumë e rëndësishme që të përshtatim vlerat ushqyese që marrim në lidhje me ndryshimin stinor. Mësoni vitaminat që na duhen gjatë stinës së verës.