BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Shëndeti

Hithra me limon trajton aneminë (RECETA)

Hithra me limon trajton aneminë (RECETA)

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor. Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera.

Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit. Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve.

Hekuri shkakton oksidim në organizëm që sjell probleme në tretje. Për të parandaluar një problem të tillë duhet të rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me hekur siç janë barishtet, bishtajoret, panxhari, majdanozi e të tjerë.

Nëse preferoni të konsumoni suplementë, sigurohuni që të përmirësoni përthithjen e këtij minerali duke e shoqëruar gjithmonë me ushqime të pasura me vitaminë C. Pas diagnostikimit dhe medikamenteve të rekomanduar nga mjeku, ju rekomandojmë të përdorni edhe këtë kurë natyrale me hithër dhe limon.

Kjo kurë me dy përbërës do t’ju mundësojë të parandaloni dhe trajtoni aneminë në mënyrë natyrale.

Hithra është e pasur me vitamina dhe minerale, ndër të cilat veçojmë hekurin. Ajo ka aftësi të përmirësojë tretjen dhe të pastrojë gjakun.

Limoni është gjithashtu i fuqishëm në pastrimin e organizmit dhe në përthithjen e ushqyesve. Limoni është i pasur me vitaminë C, që siç e thamë më lart ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet.

Duke parë vlerat e këtyre dy përbërësve, vjen natyrshëm ideja e bashkimit të tyre në një kurë të vetme kundër anemisë.

5 lugë gjelle me gjethe të thara hithre. Mund të përdorni edhe gjethe të njoma.

Ziejeni ujin në një tenxhere. Kur sapo të ketë marrë valë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni hithrën e thatë. Mbylleni kapakun dhe lëreni hithrën të tretet në ujë për 5 minuta. Më pas kullojeni lëngun, shtoni lëngun e limonit dhe nëse dëshironi pak mjaltë.

Nëse keni gjethe të njoma, atëhere ziejini bashkë me ujin. Këtë pije mund ta pini përgjatë ditës por jo gjatë vakteve. Për shembull, mund të pini një gotë me stomak bosh, një paradite dhe një pasdite.

Pija duhet konsumuar për 15 ditë për të shtuar nivelet e hekurit dhe për të parandaluar aneminë. Pas këtyre dy javëve, kufizojeni pirjen e lëngut në një gotë në ditë.

Mos harroni të bëni limonin pjesë e vakteve tuaja për të përmirësuar përthithjen e hekurit. Majdanozi i freskët është gjithashtu një barishte që duhet ta konsumoni, sepse përmban edhe hekur edhe vitaminë C.