BREAKING NEWS

Shtohet presioni ndaj partive politike, pas SHBA edhe OSBE kërkon që të inkriminuarit të lihen jashtë zgjedhjeve, pritet ndryshim rrënjësor në Parlament

Shtohet presioni ndaj partive politike, pas SHBA edhe OSBE kërkon që
x

Shëndeti

I bëjmë pothuajse të gjithë, këto janë gabimet që duhet t’i evitojmë me patjetër menjëherë pas ngrënies

I bëjmë pothuajse të gjithë, këto janë gabimet

Shumë prej nesh jetojnë me një mungesë të vazhdueshme të kohës, dhe kjo nuk mund të mos ndikojë në rutinën tonë të përditshme. Ne më poshtë do ju tregojmë se kush janë gjërat që nuk duhet të bëni menjëherë pasi të keni ngrënë dhe arsyet pse.

Mos bëni dush

Kur bëjmë dush, temperatura e trupit tonë rritet pak. Për të përballuar këtë, trupi dërgon pak më shumë gjak në lëkurë se zakonisht. Kjo mund të prishë procesin e tretjes dhe ngadalëson metabolizmin. Koha më e mirë për të bërë dush është 30 minuta pasi keni ngrënë.

Mos pini çaj

Për disa prej nesh, një filxhan çaj i nxehtë pas ngrënies është një pjesë integrale e një vakti. Por studimet tregojnë se kjo pije e çajit ndërhyn në asimilimin e hekurit, një mineral i cili luan një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut. Prandaj, fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit duhet të shmangin pirjen e çajit brenda një ore nga ngrënia. Për të rriturit do të ishin më mirë me një filxhan kafe, e cila, përkundrazi, nuk duhet të pihet me stomak bosh.

Mos flini gjumë

Të flesh direkt pasi ke ngënë bukë, tashmë dihet qartë se ndikon drejtpërdrejt në shtimin e peshës. Por jo vetëm kaq, fjetja me stomak të plotë shkakton shqetësime të tilla si urth, gromësirë dhe aciditet të lartë. Përveç kësaj, është vërtetuar se gjumi i rregullt menjëherë pas drekës ose darkës rrit rrezikun e një goditje në tru. Sugjerohet të shkoni në shtrat 2 orë pasi keni ngrënë.

Mos u stërvisni

Pavarësisht sa joshëse është të fuqizoni trupin tuaj me një vakt të mirë dhe pastaj të filloni një stërvitje, ekspertët nuk e këshillojnë atë. Ngarkesat në stomak të plotë mund të çojnë në shqetësime, të tilla si lemza dhe të përziera, si dhe pasoja më serioze: rritje e rrezikut të traumës dhe konvulsioneve. Nëse ende nuk mund të prisni të stërviteni pasi të hani, është më mirë të kufizoheni në një shëtitje të qetë dhe të filloni të ushtroni të paktën 2 orë më vonë.

Mos pini duhan

Pothuajse të gjitha sistemet në trupin tonë janë të përfshirë gjatë procesit aktiv të tretjes. Në këtë pikë, nikotina do të përthithet me një forcë të dyfishtë, duke rritur kështu në masë të madhe të gjitha efektet e saj të dëmshme. Për më tepër, është vërtetuar se duhani mund të bllokojë thithjen e vitaminave dhe mineraleve, përfshirë kalciumin dhe vitaminat C dhe D, duke mohuar efektin edhe të vaktit më të shëndetshëm.