BREAKING NEWS

Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si Kryeprokuror dhe shtim dyshimesh për kërkesë azili në Gjermani

Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si
x

Shëndeti

Infektimi lë pasoja! Mjekët tregojnë efektet misterioze afatgjata të Covid-19, ja çfarë zbuluan

Infektimi lë pasoja! Mjekët tregojnë efektet misterioze afatgjata

Shumë njerëz që kalojnë koronavirusin përmballen me komplikime disa javë ose muaj pasi shërohen. Pacientët mund të kenë lodhje të rëndë, probleme me kujtesën, probleme me tretjen, rrahje të çrregullta të zemrës, madje edhe rënie flokësh.

Mjekët kanë arritur në përfundimin se shumica e këtyre rasteve përfshijnë njerëz, simptomat e të cilëve nuk ishin të rënda kur u sëmurën fillimisht.

Për shembull, Elizabeth Moore, një avokate 43-vjeçare ishte skiatore entuziaste, ushtrohej disa herë në javë. Por pasi u sëmur me Covid-19 përjetoi probleme me kujtesën dhe gastrointestinale, si dhe humbi gati 14 kile.

Mjekët e quajnë këtë gjendje kovid postakut ose kovid kronik, ndërsa pacientët i referohen me kovid i gjatë.

Ëalter Royal, neurovirolog dhe drejtor i Institutit të Neuroshkencës, Shkolla e Mjekësisë në Morehouse, vëren se koronavirusi shpesh infekton veshjen e enëve të gjakut, duke shkaktuar dëme dhe inflamacion që prek trurin.