BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Shëndeti

Insituti i Shëndetësisë në Itali jep paralajmërimin e fortë për masat anti-koronavirus: Mos përzieni këto detergjentë për të pastruar dyshemetë!

Insituti i Shëndetësisë në Itali jep paralajmërimin e

Insituti i Shëndetësisë në Itali ka paralajmëruar njerëzit për masat e marra kundër përhapjes së epidemisë Covid-19.

Duke qenë se të gjithë po përpiqen të mbrohen sa më shumë, po “krijojnë” edhe mënyra të reja për të pastruar, duke përzirë ndonjëherë edhe detergjentët pastrues me klor.

Mirëpo, sipas autoriteteve italiane kjo është një mënyrë tërësisht e gabuar.

Përzierja e detergjentëve të pastrimit me klor nuk është aspak e rekomanduar, madje do ta përkeqësonte situatën.

Këto përzierje janë shumë të rrezikshme për shëndetin, pasi mund të krijojnë substanca toksike me pasoja fatale.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, këshillohet që sipërfaqet e dyshemeve të pastrohen me detergjentë të thjeshtë, të holluar me ujë, bazuar në përqindjen e klorit që tregohet në etiketën e detergjentit.

Kështu, 1 litër detergjent duhet të hollohet me 2 litra ujë.

Kjo është e mjaftueshme për të vrarë virusin në dysheme, i cili sipas studimeve të reja mund të qëndrojë deri në 9 ditë.

Studiuesit, të koordinuar nga profesori Günter Kampf i Spitalit “Greifswald”, kanë deklaruar se koronaviruset mund të deaktivizohen “me 62-71% etanol, 0,5% peroksid hidrogjeni ose 0.1% hypochlorite natriumi brenda një minute.

Kjo formulë është gjithashtu baza e procedurave të sanitizimit që kryhen në rrugë, në transportin publik dhe në vende të tjera.