Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ja cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e meshkujve

Postuar: 10/09/2018 - 18:48

Dieta e shëndetshme ushqimore është e domosdoshme për shëndet të mirë. Në mënyrë që shëndeti juaj të jetë sa më funksional dhe mos të keni probleme shëndetësore, ju duhet të hani ushqime të pasura me vitamina, minerale etj.

Midhjet: janë një nga ushqimet që përmbajnë më shumë zink. Zinku është një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin e prostatës. Nivelet e ulëta të zinkut janë të lidhura me çështjet e fertilitetit dhe sëmundjet e prostatës. Meshkujt duhet të konsumojnë rreth 11mg zink në ditë.

Salmoni: vitamina D që përmban salmoni dhe acidet yndyrore janë shumë të rëndësishme për të reduktuar rrezikun e dëmtimit të enëve të gjakut të shkaktuara nga inflamacioni. Meshkujt duhet të konsumojnë ushqime të pasura me vitaminë D, në mënyrë që të reduktojnë rrezikun e inflamacioneve endoteliale.

Arrat: janë burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3, antioksiduesve etj që janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Këta përbërës ndihmojnë për të shmangur depresionin dhe për të ruajtur sistemin njohës. Për meshkujt është e rëndësishme të konsumojnë rreth 2.7 gram omega 3 në ditë.

Fruta dhe perime: janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë kundër sëmundjeve të zemrës, lodhjes etj. Meshkujt kanë nevojë 2 herë më shumë për fibra sesa femrat. Plotësoni pjatën tuaj me perime nga të gjitha ngjyrat që të merrni vitaminat, mineralet dhe fibrat nga frutat dhe perimet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/01/2019 - 19:25

Kosi, një filxhan kafe dhe lëngu i freskët i portokallit është ajo që shumica e njerëzve mendojnë kur bëhet fjala për vakt të përsosur.

Postuar: 22/01/2019 - 18:42

Piperi, kripa dhe limoni nuk shërbejnë vetëm si përbërës që mund t’i hidhen sallatës, ata

Postuar: 22/01/2019 - 15:18

Nëse po përpiqeni të keni rezultate të shpejta në palestër, atëherë do të keni dhimbje të shumta

Postuar: 22/01/2019 - 14:56

Të gjithë kemi pritur për një rezultat të tillë: pesë përfitimet e mrekullueshme shëndetësore të

Postuar: 22/01/2019 - 14:44

Nëse jeni duke pyetur veten se si mund të humbisni peshë në 7 ditë, e dini se tashmë është e mund

Postuar: 22/01/2019 - 14:06

Hudhra është një bimë që secili prej nesh e ka provuar të paktën një herë.

Postuar: 22/01/2019 - 13:46

Në mënyrë tipike, pozicioni i gjumit është një lloj skenari.