Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ja gabimet që bëjmë gjatë aktivitetit fizik që ndikojnë në shëndet

Postuar: 17/08/2018 - 22:41

Vera është stina e përkryer për të nisur aktivitetin fizik, veçanërisht vrapin. Por para se ta filloni atë, duhet të njiheni me gabimet që bëni teksa ushtroni aktivitet fizik, gabime të cilat mund të sjellin pasoja në shëndet sipas specialistëve.

Fillimi i vrapit me ritme shumë të shpejta

Gabimi më i zakonshëm që bën çdo individ në moment që nis vrapin, është vrapimi me ritme të shpejta. Kjo gjë bën të mundur që ju të lodheni shumë shpejt e të keni komplikime në shëndet.

Vrapi është një sport, në të cilën progresi është veçanërisht i ngadaltë dhe gradual. Andaj duhet nisur me një ritëm të moderuar, dhe të rritet gradualisht. Kjo do të bëjë që të arrihen rezultatet e dëshiruara e të fitohet durimi i duhur.

Veshja e atleteve të gabuara

Atletet janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj teksa vraponi. Veshja e tyre e gabuar mund të shkaktojë probleme të tilla si: dhimbje në kyçin e këmbës, dhimbje shpatullash, e kështu me radhë. Kjo është arsyeja pse specialistët mendojnë se atletet e gabuara janë një “vrasës i heshtur” .

Programi jorealist

Filloni me një program realist që do t’ju ndihmojë për të ndërtuar forcën dhe durimin për të arritur qëllimin tuaj në vrapim. Për shembull, të filloni me një program shëtitjeje e me kalimin e kohës, ju do të ndërtojë durimin për të nisur në mënyrë të vazhdueshme vrapin.

Ushqimi jo i shëndetshëm

Ushqimi i duhur dhe uji, janë shumë të rëndësishme kur ju vendosni të nisni vrapin. “Ushqehuni me përzierje të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave. Ushqehuni lehtë, pa rënduar organizmin tuaj”, këshillojnë specialistët e shëndetit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:25

 Migrena është një sëmundje shumë e rëndë për të gjithë ata që e kalojnë. Kjo është një sëmundje që lidhet ngushtë me funksionin e trurit dhe zakonisht zgjat nga 4 orë deri në tre ditë.

Postuar: 14/11/2018 - 22:56

Në lashtësi, luani i zemrës ose siç njihet “Leonurus cardiaca”, është përdorur për të

Postuar: 14/11/2018 - 22:29

Të zgjohesh në mes të natës e të shohesh që jastëku, çarçafët e rrobat janë bërë qull në djersë,

Postuar: 14/11/2018 - 22:21

Sapo të hetoni simptomat e para, thërrisni ndihmën, mirëpo para se të arrijë ndokush tek ju, duhe

Postuar: 14/11/2018 - 22:06

Nëse keni probleme me pagjumësinë, Ka edhe një teknikë tjetër që ia vlen ta provoni.

Postuar: 14/11/2018 - 21:44

Dhimbjet menstruale janë po aq të rrezikshme dhe të dëmshme sa një atak kardiak.

Postuar: 14/11/2018 - 21:27

Çdo aktivitet që përfshin lëvizjen ndihmon për t’u dobësuar.