
Postuar: 21/06/2018 - 23:27
Ata që luftojnë me mbipeshën dhe obezitetin janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ushqimit në momentin e dobësimit.
Është e vërtetë që duhet një ekuilibër mes ushqimit dhe stilit të jetesës, por vaktet janë kryesoret.Sigurisht që nuk ka ndonjë ushqim “mrekullibërës” në gjendje të djegë yndyrnat e trupit, por ka nga ato që stimulojnë metabolizmin për të lehtësuar këtë proces kompleks.
Thelbësore është të kuptoni se objektivi është arritja e një peshe të qëndrueshme, dieta duhet të jetë e ekuilibruar pa plane të rrepta ushqimore.Disa nga ushqimet perfekte për të djegur yndyrnat janë: tërshëra, fara Chia, selinoja, perimet, molla jeshile dhe qitroja.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/