Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ja pse duhet të hani ftonj në vjeshtë

Postuar: 07/09/2018 - 23:34

Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit për njeriun ende nuk janë të studiuara mirë por, nga të dhënat e deritanishme të shkencës del në pah se ftoi në dallim nga molla dhe dardha ka disa përparësi në drejtime të ndryshme.

Ndonëse cilësohet si një frut me pak kalori, përmban antioksidantë poli-fenolike jetike. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.

Studimet e ndryshme kohore vërtetojnë se në ftua ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 13:34

Lulet e kulumbrisë çelin para gjethëzimit, të cilat mund të gjenden të vetmuara, ose në grupe të mëdha. Fruti i rrumbullakët me ngjyrë bojëqielli në të zezë piqet në muajt e nxehtë të verës.

Postuar: 17/07/2019 - 12:27

Rreth kafesë janë bërë shumë studime, ku shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur në konkluzione dhe

Postuar: 16/07/2019 - 12:00

Gjethet e limonit përdoren në gatime dhe lëngjet e frutave për të ofruar një shije dhe aromë shte

Postuar: 16/07/2019 - 09:00

Më poshtë do gjeni pesë ushqimet që nuk duhet t'i konsumoni apo t'i konsumoni në sasi të

Postuar: 15/07/2019 - 10:40

Por çfarë ndodh nëse sekreti i gjumit varet tek një trup dhe mendje e shëndoshë, është aq i thjes

Postuar: 15/07/2019 - 09:11

Kjo mund t’i habisë shumë njerëz, megjithatë në shtëpinë tuaj ka disa produkte toksike, të