BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x
BREAKING NEWS

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të
x
BREAKING NEWS

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja, ja makina e përdorur nga autorët

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në
x
BREAKING NEWS

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur praninë ushtarake në veri të Kosovës, do veprojmë nëse...

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur
x
BREAKING NEWS

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë qeverisë: Ulni çmimin e karburanteve, jepini fund rrjepjes

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë
x
BREAKING NEWS

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës së krimit, edhe SHISH ngrihet në këmbë në kërkim të Ervis Martinajt! Kontrollohen bazat në 5 qytete, ja çfarë po tentohet përmes qelizave telefonike

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës
x

Shëndeti

Ja si ndikon te shëndeti juaj nëse qëndroni në këmbë kur konsumoni ushqim

Ja si ndikon te shëndeti juaj nëse qëndroni në

Shumë njerëz mendojnë se të hash ushqim ndërkohë që qëndroni në këmbë, nuk është diçka për t’u shqetësuar.

Në fund të fundit, shumëkush e sheh si një mënyrë për të qenë më aktivë dhe për të bërë edhe më tepër hapa.

Por, a ndikon kjo mënyrë të ngrëni në procesin e tretjes së ushqimit? AgroWeb.org tregon të mirat dhe të këqijat e kësaj shprehie:

Përfitimet e të ngrënit në këmbë
Për disa njerëz, qëndrimi në këmbë gjatë ngrënies mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të refluksit të acidit.

Refluksi i acidit ndodh kur presioni i shtuar në stomak bën që përmbajtja e stomakut të kthehet në ezofag. Kjo shkakton një ndjesi djegieje në mes të gjoksit (urth) ose në fyt, shije të thartë në gojë dhe gromësira.

Rreziku i refluksit acid rritet kur shtriheni direkt pas ngrënies, sepse në këtë pozicion ushqimi dhe acidi mund të rrjedhin lehtësisht nga stomaku në fyt.

Në të kundërt, pozicioni në këmbë ushtron më pak presion në stomak. Kjo do të thotë se është më pak e zakonshme që të ndodhë refluksi.

Pse mund të jetë e dëmshme? Mund të shkaktojë gazra dhe fryrje
Në aspektin fiziologjik, nëse dikush qëndron në këmbë ndërsa ha, gjaku grumbullohet tek këmbët e tyre dhe kjo zvogëlon rrjedhjen adekuate të gjakut në zorrë, aty ku është i nevojshëm për tretjen.

Kjo do të shkaktojë tretje të dobët të karbohidrateve, gjë që mund të çojë në gazra dhe fryrje.

Për më tepër, njerëzit që hanë në këmbë zakonisht priren të hanë shpejt. Dhe kjo rrit shanset për të gëlltitur më shumë ajër dhe të shkaktojë gaz shtesë në bark.

Mund të çojë në mbingrënie
Siç e dimë, njerëzit që hanë në këmbë zakonisht priren të përtypen më shpejt dhe ky ritëm i shpejtë mund të nxisë mbingrënien për disa arsye.

Së pari, qëndrimi në këmbë gjatë ngrënies zakonisht pasohet nga lëvizje, gjë që promovon një tretje më të shpejtë dhe si rrjedhojë mund t’ju marrë uria edhe më shpejt.Së dyti, kur hani shpejt dhe në këmbë, jeni më i prirë të shpërqendroheni. Dhe kur nuk jeni të përqendruar gjatë ngrënies ose nuk shijoni çdo kafshatë, ka gjasa që të mos ndiheni të ngopur.

Nga ana tjetër, sa më gjatë të përtypeni, aq më pak ka gjasa që të hani më tepër ushqim.Në fund të fundit, është zgjedhja juaj të uleni apo të qëndroni në këmbë.

Megjithatë ajo çfarë është më e rëndësishme është të jeni “të vëmendshëm” gjatë ngrënies dhe të jeni në harmoni me atë që trupi juaj ka nevojë.