Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Jemi në sezonin e virozave/ Zbuloni se çfarë është vaksina e gripit dhe kush duhet ta bëjë atë
Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Nëntor 2019
Jemi në mesin e vjeshtës, dhe si çdo vit tjetër, në çdo farmaci lexojmë njoftimin e fillimit të sezonit të vaksinës së gripit. Por a është thjesht një mënyrë e re marketingu nga agjencitë farmaceutike për të rritur fitimet e tyre, apo funksionon realisht?
Ajo që duhet të dimë është se vaksina e gripit funksionon realisht dhe është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe familjen nga gripi. Jo më kot në Amerikë tani të gjithë të punësuarit në kompani private apo shtetërore janë të “detyruar” të vaksinohen. Ajo rekomandohet në mënyre absolute për të gjithë njerëzit mbi 6 muajsh.
Por çfarë duhet të dimë mbi këtë vaksinë?
Vaksina e gripit është një vaksinë e cila injektohet me një gjilpërë, zakonisht në krah. Tipet e virusit të gripit janë vazhdimisht në ndryshim, kështu që është e domosdoshme që një vaksinë e re gripi të prodhohet çdo vit. Shkencëtarët krijojnë vaksinën e re përpara se të fillojë sezoni i gripit duke parashikuar tipi e virusit që ka të ngjarë të përhapet më shumë gjatë sezonit të ardhshëm.
Momenti se kur fillon sezoni i gripit dhe kur mbaron është i paparashikueshëm, kështu që rekomandohet që njerëzit të bëjnë vaksinën e gripit në fillim të vjeshtës, mundësisht deri në fund të tetorit. Aktiviteti i gripit zakonisht arrin majat në muajin janar ose shkurt.
Pas vaksinimit, nevojiten rreth dy javë për të ndërtuar imunitetin kundër gripit.
Por sa efektive është realisht kjo vaksinë?
Efikasiteti i vaksinës së gripit sezonal varet nga disa faktorë, si për shembull në qoftë se shtamet e gripit përputhen me ato të gripit në qarkullim.
Efektiviteti i vaksinës së gripit mund të ndryshojnë në varësi të personit që vaksinohet. Vaksina tenton të punojnë më mirë tek të rriturit e shëndetshëm dhe fëmijët, dhe më pak tek të moshuarit.
Mund të merret gripi nga një vaksinë?
Që ju mund të merrni gripin nga vaksina e gripit është thjesht një mit.
Viruset që ndodhen të përfshirë në vaksinën e gripit janë të vrarë. Megjithatë, për shkak se ajo merr rreth dy javë kohë për të ndërtuar imunitetin tek njerëzit, pasi ata marrin vaksinën e gripit, disa njerëz mund të kenë kapur gripin menjëherë pas vaksinimit të tyre.