BREAKING NEWS

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga
x

Shëndeti

Jeni mërzitur nga vetëizolimi? Astronauti francez ka 10 këshilla të vyera për ju

Jeni mërzitur nga vetëizolimi? Astronauti francez ka 10 këshilla

Benjamin Pothier, 46-vjeçari astronaut nga Franca që ka udhëtuar përtej tokës e ka provuar vetizolimin me NASA-n dhe u sugjeron të gjithëve disa teknika për ta përballuar presionin e këtyre ditëve.

Bëni dy lista

Përpiquni t`i planifikoni aktivitetet sa më shumë të mundeni që një natë më parë. Uluni, merrni frymë thellë për dy minuta dhe bëni me mendje një listë të gjërave të mira që bëtë sot, qoftë edhe gjëra të vogla. Edhe nëse ke larë xhamat. Edhe nëse i ke shkruar një miku.

Pastaj bëni një plan afatgjatë se izolimi mund të zgjasë.

Bëni listën e gjërave që duhen bërë nesër

Nëse bëtë planet afatgjata, duhet të keni edhe objektiva afatshkurtra për të përmbushur. Shkruajini.

Bëni inventarin

Çfarë ked he çfarë duhet të blesh. Pastro raftet dhe shiko skadencat e gjërave që ke në shtëpi.

Bëni punë shtëpie

Për ballkonin, apo pjesë të tjera që më parë i ke lënë pas dore ka ardhur koha të mendosh tani.

Stërvitje fizike

Qëndroni aktivë fizikisht dhe mendërisht.

Mos vendos qëllime të paarritshme dhe mos harro të relaksohesh

Edhe pse është e rëndësishme të jesh aktiv, mos e tepro. Mos e sforco veten.

Komunikoni me njerëzit

Është ilaçi më i mirë. Fatmirësisht keni internetin që i bënë distancat më të vogla. Kujdesuni që askush nga njerëzit me të cilët jeni izoluar, të mos izolohet në vetvete.

Gjej kohën për veten

Edhe disa minuta në ditë janë të mjaftueshme për të bërë atë që të pëlqen më shumë. Lojë, tualet, film, gjimnastikë, çfarëdo qoftë.

Vëre në zbatin hobin tënd

A ke diçka që e ke dashur ta bësh prej kohësh? Puna, rutina s`ta ka lejuar. Vrite mendjen, gjeje dhe kënaqu.

Më e rëndësishmja nga të gjitha, mos i numëro ditët

Është thjesht një izolim për të qëndruar gjallë dhe nuk është një dënim me vdekje. Ji aktiv, i relaksuar, por kurrë mos numëro ditët. Konsideroje situatën si diçka normale. Mos harro kurrë, je në Tokë dhe ajo është fantasike. Planeti ynë është një hapësirë gjigante që shumë shpejt do ta shijojmë sërish.