Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ju dhembin këmbët dhe i ndjeni të enjtura, kjo është kura që ju shpëton dhe që nuk ka ngelur njeri pa e provuar

Postuar: 22/04/2019 - 08:02

Enjtja e këmbëve dhe kyçeve mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme. Një prej tyre është akumulimi i lëngjeve në inde, një problem që njihet si edema periferale.

Këmbët mund të enjten edhe si pasojë e një problemi me sistemin qarkullues, veshkat ose sistemi limfatik.

Njerëzit që qëndrojnë ulur gjatë, konsumojnë shumë kripë, veshin çorape ose këpucë të ngushta dhe ata që janë mbi peshë janë më të predispozuar të vuajnë nga ky problem.

Për më tepër, përdorimi i disa medikamenteve të caktuara dhe ushqimeve të përpunuara industriale mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë këtë edemë të këmbëve.

Kura e Duhur Bimore Kundër Enjtjes së Këmbëve

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përdorni majdanozin për të kuruar problemin e këmbëve të enjtura.

Majdanozi është përdorur prej shekujsh kundër problemeve të tilla për shkak të efektit të jashtëzakonshëm shkarkues që ka.

Majdanozi është shumë i pasur me vitaminat A, B, C dhe K.

Ai gjithashtu përmban minerale si hekuri dhe kaliumi.

Majdanozi luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e efekteve të dëmshme të diabetit në mëlçi.

Ai ul rrezikun e sëmundjeve kancerogjene, mbron enët e gjakut nga inflamacioni dhe forcon sistemin imunitar.

Ai ndihmon në ekuilibrimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në mirëmbajtjen e peshës.

Kjo bimë e shkëlqyer mbron veshkat dhe ndihmon ato të kryejnë funksionet e tyre.

Falë majdanozit, akumulimi i lëngjeve do të jetë i kufizuar në kohë, duke parandaluar kështu enjtjen e këmbëve.

Si Të Përdorni Majdanozin Kundër Enjtjes Së Këmbëve.

Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb këshillojnë që të zieni një filxhan ujë dhe ta hidhni të nxehtë në filxhan.

Më pas shtoni një tufë majdanoz të grirë hollë dhe lëreni në ujë për 5-7 minuta.

Më pas kullojeni lëngun dhe pijeni.

Ekspertët sugjerojnë që të pini deri në 3-4 gota me çaj majdanozi në ditë në rastet kur keni probleme me enjtjen e këmbëve dhe të nesërmen do të shihni përmirësim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:33

Në Shqipëri, marinimi i mishit përpara gatimit, nuk ka qenë proces i njohur masivisht dhe ende për shumicën (pjesën më të madhe) e konsumatorëve të tij, është praktikë e pa zbatueshme.

Postuar: 24/05/2019 - 23:16

 Duke qenë se nga vera na ndajnë shumë pak ditë të gjithë jemi duke luftuar që të heqin kilo

Postuar: 24/05/2019 - 12:53

Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme.

Postuar: 24/05/2019 - 11:13

Një recetë mijëravjeçare na vjen nga kinezët, recetë e cila ndihmon në uljen e kolesterolit në gj

Postuar: 24/05/2019 - 09:19

Kinezët e kanë praktikuar artin e masazhit terapeutik të këmbëve për rreth 5,000 vjet.

Postuar: 24/05/2019 - 08:50

Më poshtë do gjeni pesë ushqimet që nuk duhet të konsumoni në qoftë se keni pësuar të paktën për

Postuar: 23/05/2019 - 08:26

Disa nga llojet e kancerit janë të shmangshëm vetëm duke ndryshuar disa produkte ushqimore në d