Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ju shqetësojnë njollat në fytyrë nga dielli? Njihuni me maskën natyrale që ju ndihmon t’i parandaloni

Postuar: 09/06/2019 - 23:08

Dielli i pranverës është mjaft i rrezikshëm për krijimin e njollave në fytyrë, ndaj në këtë periudhë është i domosdoshëm kujdesi për lëkurën më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit. Nuk kërkon kosto, as kohë të gjatë për të përgatitur një maskë të thjeshtë me lule shtogu.

Shtogu është në kohën që lulëzon në këtë periudhë. Është mjaft e njohur si bimë dhe me aromë shumë të mirë (emri latin Sambucus Nigra). Lulet me ngjyrë të bardhë lëshojnë disa kokrra të cilat kanë jo vetëm vlera kurative, por edhe vlera estetike.

Maska ideale për në darkë:

Sasi të barabartë lule zambaku dhe lule shtogu shtypi dhe përzieji me mjaltë në një enë. Masën e përftuar, aplikoje në fytyrë (më shumë në zonat ku bëhesh me njolla). Mbaje për 20-25 minuta dhe më pas shpëlaje. Kjo maskë shërben edhe për pikat e zeza të fytyrës.

Një tjetër maskë është me patatet e ziera, të cilat pasi i ke qëruar dhe i ke shtypur, hidhu pak qumësht. Përzieji mirë derisa të përfitosh një lloj pureje. Lyeje fytyrën çdo mbrëmje dhe mbaje për 30 minuta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 13:35

Kanceri, siç e dimë, është gjithmonë një e keqe për të gjithë. Ka kaq shumë faktorë të njohur që rrisin rrezikun e shfaqjes së kancerit, duke përfshirë natyrisht pirjen e duhanit dhe obezitetin, por edhe disa fak

Postuar: 15/06/2019 - 12:47

Në kohën e Homerit, selinoja ishte simbol i bukurisë dhe gëzimit.

Postuar: 13/06/2019 - 11:26

“Të paktën 53 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore në 10 ditët e fundit nga një sëmundje vd

Postuar: 12/06/2019 - 23:24

Studiuesit e mjekësisë e përcaktojnë pjesën trekëndëshe të fytyrës, pra zonën rreth gojës dhe hun

Postuar: 12/06/2019 - 14:45

Një studim i ri ka konkluduar që një dozë e vitaminës D, mund të ndihmojë në zvogëlimin e rritjes

Postuar: 11/06/2019 - 14:39

Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë.