
Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

E pasur me antioksidantë, kjo është kura e thjeshtë që mbron organizmin tonë nga shumë sëmundje

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Shkurt 2021

Studimet kanë konfirmuar se rigoni është një nga bimët më të pasura me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje.
Të dhënat e ekspertëve tregojnë se rigoni përmban nga 3 në 20 herë më shumë antioksidantë se çdo barishte apo erëz tjetër.
Fuqitë antioksiduese të rigonit ia kalojnë atyre të vitaminës E apo edhe frutave, perimeve, frutave të thata dhe hudhrës.
Specifikisht tek rigoni aktiviteti antioksidues është 42 herë më i lartë se ai i mollëve, 30 herë më i lartë se ai i patateve, 12 herë më shumë se portokallet dhe 4 herë më i lartë se boronicat.
Rigoni është një nga erëzat më të përdorura në kuzhinën shqiptare.
Përdorimet e tij shtrihen edhe në aspektin mjekësor falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të bashkoni në një kurë të vetme rigonin me mjaltin dhe si ta shfrytëzoni atë jo vetëm në gatim por edhe për shëndet të mirë.
Kura Me Mjaltë dhe Rigon
Merrni një kavanoz qelqi dhe gjysmën e tij mbusheni me rigon të freskët.
Nëse përdorni rigon të thatë atëherë mbushni një të katërtën e kavanozit.
Më pas shtoni mjaltë duke u siguruar që rigoni të jetë plotësisht i mbuluar.
Përziejini së bashku me një lugë druri dhe sigurohuni që në sipërfaqe të mos ketë bulëza ajri.
Mbylleni kavanozin me kapak dhe vendoseni në parvazin e dritares për një muaj.
Herë pas here kthejeni kavanozin përmbys për të siguruar një përzierje të mirë të rigonit dhe mjaltit.
Në fund të muajit, kullojeni mjaltin dhe hidheni në një kavanoz tjetër.
Si Ta Përdorni Kurën e Mjaltit me Rigon
Mjalti do të ketë shijen e rigonit dhe mund të përdoret për gatime të kripura me mish, pulë apo karrota.
Ju mund ta konsumoni këtë kurë çdo ditë për t’i dhënë forcë imunitetit sidomos gjatë stinës së virozave.
Një lugë gjelle me këtë mjaltë është sasia e rekomandueshme.
Këtë sasi mund ta tresni edhe në ujë të ngrohtë dhe ta pini kur keni probleme me stomakun apo dhimbje koke./AgroWeb.org
Më të lexuarat


E dini çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni djathë në mëngjes? Ekspertët bëjnë publike informacionet e rëndësishme

Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse filloni të hani një avokado në ditë për një muaj? Do të ngeleni të befasuar nga përgjigjja e ekspertëve

Mos harxhoni para për ilaçe/ Ja si ta shëroni sëmundjen e tiroides vetëm me qepë të kuqe

Kujdes, mos e përsërisni më këtë gabim! Këta njerëz nuk duhet të konsumojnë kafe turke, ja çfarë u shkakton në organizëm

Nxit metabolizmin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit! Ja si përgatitet uji me limon për t’i marrë përfitimet maksimale

Lufton aneminë dhe forcon imunitetin, kjo është kura natyrale me efekt të menjëhershëm

Publikohet studimi më i ri: Rrezet e diellit ulin vdekshmërisë nga Covid dhe jo për shkak të vitaminës D/ Ja çfarë kanë vëzhguar ekspertët

Konsumoni një lugë mjaltë çdo mëngjes dhe do të befasoheni nga ajo që do t’i ndodhë organizmit tuaj

Të ngrohtë apo të ftohtë? Ja si duhet ta pini ujin për të pasur rezultate të mahnitshme

Nuk mungon në shtëpinë e çdo shqiptari, kjo është lulja medicinale me vlera befasuese shëndetësore
