BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Kafe apo çaj? Mësoni një herë e mirë se cila është e keqja e shëndetit

Kafe apo çaj? Mësoni një herë e mirë se cila

Për shumë njerëz, kafeja është një pije ekzaltuese. Ajo arrin të ndezë trupin dhe të largojë lodhjen, dhimbjen e kokës dhe plogështinë.

Pavarësisht kësaj, kafeja mund të krijojë varësi dhe të shoqërohet me nervozizëm dhe të dridhura. Një gjë e tillë, i shtyn njerëzit të zgjedhin çajin, një alternativë më e butë për organizmin.

Për më tepër, çaji ka fituar reputacionin e të qenurit një pije shumë e shëndetshme. AgroWeb.org ka bërë një krahasim mes të dyja këtyre pijeve përmes të dhënave, ndaj lexojeni patjetër deri në fund për të zbuluar faktet surprizë.

Kafeja dhe çaji kanë avantazhe dhe disavantazhe. Studimet për të dyja janë kontradiktore, ndonëse disa prej tyre pohojnë se kafeja ka aftësinë të ulë predispozitën e shfaqjes së sklerozës, Alzheimerit apo të diabetit.

Kafeja ka përmbajtje më të lartë të kafeinës dhe stimulantët e saj ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga azma të qetësohen. Kafeina pakëson migrenën dhe rekomandohet të pihet pasi e keni tepruar me alkolin.

Shkencëtarët e Harvardit që kanë analizuar rolin e kafesë në shëndet thonë se ajo nuk shkakton probleme shëndetsore, por nuk ka ndonjë përfitim të mirëfilltë.

Çaji është i pasur me antioksidantë dhe substanca që luftojnë qelizat e dëmshme. Të dhënat e AgroWeb.org konfirmojnë se këto antioksidantë luajnë rol në parandalimin e shfaqjes së tumorëve por jo në uljen e rrezikut të këtyre sëmundjeve.

Megjithatë çaji është konsideruar gjithnjë një pije mjekësorë dhe terapeutike.Çaji i zi, i bardhë dhe jeshil përmbajnë polifenolë që ofrojnë  shumë përfitime shëndetsore.

Këto çajra dhe jo ato të ftohtë e të konservuar janë të pasur me polifenolë që mbrojnë qelizat nga dëmet e radikaleve të lira.

Nëse e teproni me çajin ose kafenë do të përballeni me më shumë ankth, takikardi, çrregullime të rrahjeve të zemrës, pagjumësi, parehati dhe të përziera.

Sasitë e mëdha të kafesë pa filtër rrisin nivelet e kolesterolit të keq. Çaji mund të përmbajë edhe floride, një substancë që u rrit rrezikun e frakturave të kockave.

Disa çajra me bustinë me origjinë nga Kina, India apo Sri Lanka përmbajnë alumin dhe plumb që janë shumë të rrezikshme.

Rrjedhimisht, origjina e produktit ka shumë rëndësi.

Sipas studimit ka një tjetër armik më të fortë. Duhet të hiqni dorë nga sheqeri dhe kremërat e ndryshëm dhe mos u shqetësoni se cila pije është më e mira.

Të dyja janë të mira nëse nuk e teprioni.

Shqetësimi kryesor duhet të jetë sheqeri.

Ai është armiku i vërtetë e i fshehur në garën mes kafesë dhe çajit të cilat nuk i kanë bërë keq askujt që kur u shfaqën në jetën e njeriut mijëra vite më parë./AgroWeb.org