Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kanë filluar t’iu shfaqen njollat kafe në fytyrë? Ja se çfarë tregojnë për shëndetin tuaj dhe si t’i trajtoni në kushte shtëpie

Postuar: 16/04/2019 - 08:42

Njollat kafe janë të njohura ndryshe si njollat e plakjes së lëkurës.

Pavarësisht se të padëmshme, ato mund të ndikojnë në pamjen tuaj të jashtme dhe të kthehen në një stres të përditshëm.

Krijimi i tyre mund të vijë nga plakja, stresi, njollat  e shtatzënisë, mungesa e vitaminave në trup apo të jenë gjenetikisht të trashëguara.

Gjithsesi pavarësisht shkakut të krijimit të këtyre njollave, aleati i tyre kryesor është ekspozimi i pambrojtur në diell.

Njollat kafe janë shumë të zakonshme në vendet me shumë diell.

Po ashtu, te njerëzit me një tonalitet të hapur lëkure të cilët ekspozohen për kohë të gjata nën rrezet e diellit.

Rrezet ultra violet aktivizojnë prodhimin e melaninës në trup dhe pjesët më delikate të lëkurës do të kenë tendencën të dëmtohen.

Duke nxitur kështu hiperpingmetimin e saj e për pasojë do të krijohen njollat kafe.

Njollat që shfaqen në fytyrë janë ato më shqetësueset pasi fytyra ekspozohet gjatë gjithë vitit në diell.

Në rastin e njollave kafe ky kontakt i vazhdueshëm, i përditëshëm mund të ndikojë në përhapjen e tyre.

AgroWeb në këtë artikull do t’ju tregojë se si të përdorni produktet që ju ndodhen në kuzhinë për të mbajtur fytyrën tuaj gjithnjë të shëndritshme dhe të freskët.

Mungesa e vitaminës C është një nga arsyet kryesore pse trupi juaj krijon kushtet e përshtatshme për t’u krijuar këto njolla.

Përfshini në regjimin tuaj ushqimor, fruta dhe perime që kanë sasi të larta të kësaj vitamine siç janë:

Kivi

Limoni

Portokalli

Spinaqi

Specat e kuq

Bizelet

Domatet

Lulelakra

Rrushi

Një mënyrë tjetër e parandalimit dhe reduktimit të njollave pa pasur nevojë për trajtime mjekësore janë dhe këto maska bimore që mund t’i bëni shumë lehtë në shtëpi.

Qumësht

Qumështi përmban acid laktik dhe është një agjent natyral në zbardhjen e lëkurës e veçanërisht fytyrës.

Metoda me qumësht rekomandohet shumë për fytyrat e ndjeshme pasi nuk shkakton tharje, djegie apo irritim të fytyrës.

Me një pambuk merrni pak qumësht dhe aplikojeni tek njollat kafe.

Lëreni për disa minuta dhe më pas lajeni lëkurën e ujë të bollshëm.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe lëng domatesh tek qumështi. Pas aplikimit lëreni të thahet për rreth 10 minuta.

Uthull molle

Uthulla e mollës është një metodë shumë efektive që shëron shumë probleme të lëkurës, duke ju dhënë një rezultat të mrekullueshëm.

Përzieni një sasi të barabartë uthulle dhe uji në një enë.

Aplikojeni me gishta në zonën ku ndodhen njollat kafe duke e lënë të thahet për disa minuta.

Uthullën e mollës mund ta bashkoni edhe me lëng portokalli dhe ta aplikoni si më sipër.

Këto metoda do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga njollat kafe natyralisht.

Kosi

Përdorimi i rregullt i kosit apo maskave me kos do t’i japë lëkurës tuaj shkëlqimin natyral që kërkoni.

Aplikoni kosin tek njollat kafe dhe lëreni të thahet për 20 minuta më pas shpëlani zonën me ujë të ftohtë.

Nëse po kërkoni një maskë fytyre përzieni pak kos, bollgur dhe lëng të freskët limoni.

Vendoseni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta.

Pasi të lani fytyrën me ujë të ftohtë masazhojeni atë me krem hidratues.

Aloe vera

Gjethet e aloe vera-s janë një zgjidhje për shumë probleme të lëkurës.

Aplikoni pak nga xheli që ndodhet brenda gjetheve te bimës tek zona e njollave dhe mbajeni për 30 minuta.

Më pas lajeni me ujë.

Aplikimi i kësaj maske çdo ditë për një muaj do t’ju zbehë problemin e njollave kafe.

E rëndësishme është që ju të keni një bimë aloe vera të freskët në shtëpi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2019 - 19:02

Në verë, të gjithë duam të kalojmë më shumë kohë në ajër të pastër, të ecim në park dhe të shijojmë gjelbërimin dhe lulet. Por mushkonjat mund të shkatërrojnë edhe pushimet më të mrekullueshme.

Postuar: 18/06/2019 - 08:42

Ekziston një paralajmërim se ushqimi i përpunuar fast food që gjendet kudo dhe që përmban shumë k

Postuar: 16/06/2019 - 13:35

Kanceri, siç e dimë, është gjithmonë një e keqe për të gjithë. Ka kaq shumë faktorë të njohu

Postuar: 15/06/2019 - 12:47

Në kohën e Homerit, selinoja ishte simbol i bukurisë dhe gëzimit.

Postuar: 13/06/2019 - 11:26

“Të paktën 53 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore në 10 ditët e fundit nga një sëmundje vd

Postuar: 12/06/2019 - 23:24

Studiuesit e mjekësisë e përcaktojnë pjesën trekëndëshe të fytyrës, pra zonën rreth gojës dhe hun

Postuar: 12/06/2019 - 14:45

Një studim i ri ka konkluduar që një dozë e vitaminës D, mund të ndihmojë në zvogëlimin e rritjes