
Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

“Kanë simptoma edhe 6 muaj pas infektimit”, studimi më i fundit bën publike të dhënat e rëndësishme për COVID-19: Këto janë më të zakonshmet, por shqetësuese mbetet...

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Janar 2021

Jo të paktë janë ata pacientë që edhe pse e kanë kaluar koronavirusin shfaqin ende simptoma.
Një studim i fundit, ka arritur në përfundimin se tre nga katër pacientë të shtruar në spitalet Covid-19, vazhdojnë të shfaqin të paktën një simptomë të sëmundjes edhe gjashtë muaj pasi u sëmurën.
Ky është rezultat i një studimi të ri shkencor kinez, më i madhi i këtij lloji deri më tani, i cili konfirmon se shpesh “njerëzit e infektuar me covid nuk shpëtojnë lehtë prej virusit”, shkruajnë mediat e huaja.
Studiuesit, të cilët botuan studimin në revistën mjekësore The Lancet, studiuan të dhëna nga 1,733 pacientë me një moshë mesatare 57 vjeç në ëuhan, kryeqendra e pandemisë.
Në studim u zbulua se 76% e pacientëve kishin një ose më shumë simptoma gjashtë muaj pas diagnozës fillestare të infeksionit.
Simptoma më e zakonshme është lodhja ose dobësia e muskujve (në 63% të pacientëve, pra pothuajse dy nga tre pacientë), ndërsa vështirësia për të fjetur ihte për 26% ose një në katër) dhe ankthi ose depresioni (në 23%).
Këto janë simptomat që raportohen më shpesh.
Pacientët të cilët u shtruan në spital në një gjendje më serioze dhe kishin nevojë për oksigjen ose provuan edhe intubimin, gjashtë muaj më vonë kishin dëmtime më të mëdha të mushkërive dhe vështirësi në frymëmarrje (përkatësisht 29% dhe 56% e pacientëve), si dhe probleme me veshkat (13% pacientët).
Studimi lë gjithashtu të hapur pyetjen se sa e mundshme është një ri-infeksion, duke pasur parasysh se studimi ka gjetur tek pacientë të infektuar më parë nivele më të ulëta të antitrupave neutralizues pas gjashtë muajsh (reduktim me 53%, pra më shumë se gjysma), krahasuar me fazën akute fillestare të infeksioni
Mbetet në pikëpyetje të madhe se sa kohë mund të zgjasë faza e rimëkëmbjes pas një infeksioni serioz (i ashtuquajturi “Covid-19 i gjatë”)
“Për shkak se Covid-19 është një sëmundje kaq e re, ne vetëm tani kemi filluar të kuptojmë disa nga efektet e saj afatgjata në shëndetin e pacientit. Analiza jonë tregon se shumica e pacientëve vazhdojnë të jetojnë me të paktën disa nga efektet e koronavirusit pas daljes nga spitali, veçanërisht ata që kanë pasur një infeksion serioz”, tha Bin Kao, një profesor i pulmonologjisë dhe kujdesit intensiv në Universitetin Mjekësor Peoki në kryeqytet.
Më të lexuarat


Zbulon cilat janë 6 gjërat që nuk duhet t’i shtoni kurrë në kafenë tuaj

Si të heqim njollat e pijeve nga rrobat me disa përbërës të thjeshtë

Do të befasoheni! Përse nuk duhet t'i hidhni kurrë bustinat e përdorura të çajit

Do befasoheni nga efekti pozitiv që sjell konsumimi i manderinës! Ja ta përdorni për të trajtuar aneminë dhe mykun në zorrë

Kamomili, si ta përdorni për stomakun, imunitetin, lëkurën

A është gjenetik depresioni? Mjekët zbulojnë faktorët që ndikojnë në këtë sëmundje

Aplikohet lehtësisht, mësoni rreth teknikës japoneze që ju ndihmon të humbni peshë pa marrë parasysh se çfarë hani

Mund të jetoni më gjatë! Mësoni ndryshimin që pëson trupi i juaj nëse hani çdo ditë një spec djegës

Forcon imunitetin dhe largon stresin, mësoni si të përgatisni çajin më të shijshëm që keni pirë ndonjëherë dhe me vlera fantastike për organizmin

Luftojnë ulcerën në stomak, këto janë kurat natyrale me efekte të menjëhershme (Ushqimet që duhet të shmangni)
