
Publikohet fotoja, ky është zyrtari i larë që u arrestua sot nga SPAK

Keni dhimbje në shpatulla kur bën ftohtë? Mësoni se shkaktohet dhe si ta trajtoni

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021

Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës.
Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm, duke shkaktuar kështu dhimbje në fund të qafës përkatësisht në regjionin e shpatullës.
Çfarë e shkakton dhimbjen e shpatullës kur bën ftohtë?
Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme. Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë.
Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur. Lëvizjet e kufizuara fizike shkaktojnë ngurtësim të muskujve. Nëse ju keni një ‘barrë të rëndë’ stresi mbi supe, atëherë dhimbja do të jetë edhe më e fortë.
Si mund ta shmangi këtë dhimbje?
Sipas të dhënave të AgroËeb.org, aktiviteti i rregullt fizik edhe gjatë dimrit mirëmban qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjet.
Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të ngrini pesha të rënda, që të forconi muskujt dhe dendësinë kockore. Aktiviteti i rregullt fizik, qoftë edhe ecja, ndihmon edhe kundër ngurtësimit të muskujve. Mundohuni të rrini sa më lirshëm.
Vishuni mirë dhe çlironi muskujt kur dilni. Shtendosja e muskujve mund gjithashtu t’ju ndihmojë kundër dhimbjeve të muskujve, që nxiten nga rënia e temperaturave.
Kur duhet të kërkoni ndihmën e mjekut?
Nëse nuk jeni të sigurtë për shkakun e dhimbjes së shpatullës atëherë rekomandohet të kërkoni ndihmën e mjekut.
Disa prej treguesve të një situate më problematike janë:
Vështirësia në mbajtjen e sendeve ose ngritjes së krahut
Dhimbja që vazhdon gjatë natës ose kur jeni duke pushuar
Dhimbja që vazhdon për shumë ditë
Enjtje ose nxirje përreth shpatullës ose krahut,
Temperaturë, skuqje të lëkurës dhe nxehtësi në zonën e dhimbjes.
Çdo simptomë tjetër e pazakontë, siç është vështirësia në frymëmarrje.
Nëse dhimbjet shtohen nga i ftohti, atëherë përpiquni të qëndroni në ambiente të ngrohta dhe lëvizni brenda shtëpisë suaj që të përmirësoni fleksibilitetin e gjymtyrëve.
Më të lexuarat


Rritet edhe në Shqipëri, kjo është barishtja me efekte të jashtëzakonshme për shëndetin, zbuloni sëmundjet që kuron dhe si ta përdorni

Mbron shëndetin e zemrës, ky është përbërësi me fuqi të jashtëzakonshme, ja ushqimet ku gjendet

Pastrojnë tërësisht mushkërinë, këto janë 7 ushqimet që nuk duhet t’i ndani nga dieta juaj, sidomos në këtë periudhë

Mos i thoni kurrë jo! Gjyshet shqiptare i kanë përdorur shumë/ Ja cilat sëmundje shërojnë fiqtë e thatë

Imunë ndaj COVID-19, ekspertët shpjegojë pse nuk preken nga koronavirusi disa persona kur bien në kontakt me të infektuar, pavarësisht se nuk e kanë kaluar asnjëherë virusin

Mund të shpëtoni nga këto probleme vetëm duke bërë seks

Pasi të lexoni këtë, do të shkoni të lani jastëkët menjëherë

5 ushqime të shpejta në supermarkete, që do t’ju bëjnë të humbisni peshë në pak kohë

Kanë vlera të pabesueshme shëndetësore, 4 arsyet përse duhet ta konsumoni sa më shumë këtë frut

Me 10 gjethe dafine shëroni të gjitha sëmundjet, përmirësoni shëndetin tretës, problemet me frymëmarrjen, zemrën dhe kundër diabetit. Ja si duhen përdorur
