
Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Keni dhimbje, probleme me kockat apo nyjet? Trajtimet natyrale dhe ushqimet e duhura që nuk duhet t’i ndani nga tryeza juaj

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2020

Një nga problemet më të mëdha me kockat është Osteoartriti. Dhimbjet dhe simptomat e saj mund të trajtohen me disa terapi natyrale me bazë bimore. Përpos këtyre terapive, ekspertët rekomandojnë edhe aktivitetin e rregullt fizik.
Disa nga shenjat më të hershme të sëmundjes janë: ngurtësimi i gishtave, dhimbja e kyçeve dhe kërcitja e gjunjëve.
Trajtimet Natyrale Kundër Inflamacionit Të Osteoartritit
Kapsaicina
Kapsaicina gjendet tek specat djegës. Ndër përfitimet e shumta që vijnë prej saj është edhe largimi i dhimbjes së osteoartritit. Studimet tregojnë se efikasiteti i kapsaicinës ndihet pas 3 javësh përdorimi.
Avokado
Ekstrakti i avokados është gjithashtu efikas në pakësimin e dhimbjes dhe eliminimit të ngurtësimit të gishtave. Megjithatë, ky ekstrakt mund të jetë alergjik për disa njerëz. Edhe konsumi i avokados është i rekomandueshëm.
Xhenxhefili
Xhenxhefili është shumë i mirë në largimin e inflamacionit dhe në parandalimin e simptomave të osteoartritit. Ekstraktet e xhenxhefilit duhen marrë rregullisht për të përmirësuar dhimbjen e ijeve apo gjunjëve si pasojë e osteoartritit. Xhenxhefilin ju mund ta konsumoni edhe të freskët si çaj ose në gatimë të ndryshme.
Osteoartriti Luftohet Nëpërmjet Ushqimeve
Studimet thonë se ngrënia e perimeve, bishtajoreve, drithërave të plota, mishit pa dhjamë dhe produkteve të bulmetit me pak yndyrë është thelbësore për këdo që vuan nga kockat. Ata duhet të shmangin ushqimet dhe pijet e përpunuara që rrisin inflamacionin. Këtu përfshihet sheqeri, uji me sheqerna shtesë apo alkoli. Njerëzit e prekur nga kjo sëmundje duhet të tregojnë kujdes me peshën.
Mbipesha rrit presionin në kyçe dhe gjymtyrë dhe është faktor rreziku për këtë sëmundje. Ushqimet e pasura me acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme për mbajtjen nën kontroll të osteoartritit. Këto acide ju mund t’i merrni nga sardelet, salmoni, skumbria, arrat dhe farat e linit. Nëse dëshironi të merrni suplementë AgroWeb.org rekomandon të konsultoheni më parë me mjekun./AgroWeb
Më të lexuarat


Jeni të varur nga kafeja? Mësoni arsyen pse iu dhemb koka kur nuk e pini në mëngjes

Ilaçi me efekte të jashtëzakonshme: Për 10 ditë i shëron thembrat e çara dhe venat varikoze. Njihuni me përgatitjen dhe përdorimin

Hiqni dorë nga antibiotiku? Ky është ilaçi mrekullibërës për kollën akute

Kardiologu më i mirë i Evropës jep dietën 5-ditore që nuk duhet ta humbisni: Mënyra më e sigurt për të humbur 7 kg

Pastron tërësisht veshkat, mësoni si të përgatisni kurën natyrale që bën mrekullinë për shëndetin tuaj

Nga xheli i Aloe verës tek uji i detit, 5 trajtimet natyrale që duhet të provoni në raste se vuani nga psoriaza

Rritet edhe në Shqipëri, kjo është barishtja me efekte të jashtëzakonshme për shëndetin, zbuloni sëmundjet që kuron dhe si ta përdorni

Mbron shëndetin e zemrës, ky është përbërësi me fuqi të jashtëzakonshme, ja ushqimet ku gjendet

Pastrojnë tërësisht mushkërinë, këto janë 7 ushqimet që nuk duhet t’i ndani nga dieta juaj, sidomos në këtë periudhë

Mos i thoni kurrë jo! Gjyshet shqiptare i kanë përdorur shumë/ Ja cilat sëmundje shërojnë fiqtë e thatë
