BREAKING NEWS

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe 2107 të infektuar

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe
x

Shëndeti

Keni orare të zgjatura në punë? Atëherë, femra, bëni kujdes, zbuloni se nga cila sëmundje rrezikoheni

Keni orare të zgjatura në punë? Atëherë, femra,

Studime të shumta kanë dëshmuar se të punuarit për më gjatë se 39 orë në javë është gjë e pashëndetshme për gjithsecilin.

Por, një studim i ri tregon se orari i gjatë i punës është më i dëmshëm posaçërisht për femrat.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “BMJ Open Diabetes Research & Care”, femrat që punojnë mbi 45 orë në javë janë deri në 63% më të prira të zhvillojnë diabetin, sesa ato që punojnë mes 35 dhe 40 orë në javë.

Për plot 12 vjet, hulumtuesit kishin monitoruar 7065 punonjës (3502 femra dhe 3563 meshkuj) në Kanadë, të cilët nuk kishin pasur diagnozë të mëhershme të diabetit.

Ndonëse nuk ishte gjetur ndonjë lidhje mes zhvillimit të diabetit dhe orëve të gjata të punës për meshkujt, studimi ka zbuluar se shkaku i orarit të gjatë të punës, te femrat rrit në mënyrë drastike rrezikun për diabet.