Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Keni problem kilet e tepërta, ja cilin ushqim duhet të konsumoni çdo mëngjes

Postuar: 17/04/2019 - 21:59

Një njeri duhet të marrë 2000 ose 1500 kalori në ditë ose më pak apo më shumë në varësi të aktivitetit fizik dhe moshës, por kjo duhet shpërndahet përgjatë gjithë ditës.

Ndonëse mëngjesi duhet të jetë një vakt i plotë pasi na siguron një pjesë të energjisë për orët në vazhdim, shumë prej nesh e nisin ditën duke konsumuar diçka në mesditë.

Nëse i druheni kileve të tepërta e mendoni se duke mos ngrënë një vakt do të humbni më shpejtë peshë, gaboni! Një mëngjes i pasur ka një efekt pikërisht të kundërt dhe zgjedhja më e mirë është tërshëra, shkruan living.al.

Ky drith i shijshëm jo vetëm që përshpejton organizmin, por sipas studimeve të fundit ju mund të përshpejtoni dhe procesin e humbjes së peshës vetëm duke ngrënë tërshërë për mëngjes.Studimi përfshinte burra dhe gra të ndara në tre grupe. Grupit të parë i është dhënë bollgur për në mëngjes, të dytit cornflakes dhe grupit të tretë asgjë. Të gjithë hanin njësoj drekën dhe darkën.

Hulumtuesit mbajtën të dhënat e niveleve të sheqerit dhe insulinës të të gjithë pjesëmarrësve në studim dhe përfundimet i botuan në një revistë shkencore. Ata zbuluan se grupi i parë kishte më pak kërkesa për ushqim në orët e para të ditës përpara drekës dhe konsumonin 31% më pak kalori për drekë. Pjesëmarrësit në grupin e dytë treguan një dëshirë për ushqim pas tri orësh dhe grupi i tretë edhe më herët.

Tërshëra jo vetëm që ju bën të ndiheni më të ngopur, por ul nevojën për kalori me 31-50%. Ja disa përfitme të tjera:

Ul nivelin e kolesterolit

Përmirëson tretjenMban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Është një burim shumë i mirë i hekurit, magnezit, vitaminave të ndryshme dhe i proteinave.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:33

Në Shqipëri, marinimi i mishit përpara gatimit, nuk ka qenë proces i njohur masivisht dhe ende për shumicën (pjesën më të madhe) e konsumatorëve të tij, është praktikë e pa zbatueshme.

Postuar: 24/05/2019 - 23:16

 Duke qenë se nga vera na ndajnë shumë pak ditë të gjithë jemi duke luftuar që të heqin kilo

Postuar: 24/05/2019 - 12:53

Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme.

Postuar: 24/05/2019 - 11:13

Një recetë mijëravjeçare na vjen nga kinezët, recetë e cila ndihmon në uljen e kolesterolit në gj

Postuar: 24/05/2019 - 09:19

Kinezët e kanë praktikuar artin e masazhit terapeutik të këmbëve për rreth 5,000 vjet.

Postuar: 24/05/2019 - 08:50

Më poshtë do gjeni pesë ushqimet që nuk duhet të konsumoni në qoftë se keni pësuar të paktën për

Postuar: 23/05/2019 - 08:26

Disa nga llojet e kancerit janë të shmangshëm vetëm duke ndryshuar disa produkte ushqimore në d