Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Keni probleme me aknet në pjesën e gjoksit? Zbuloni mënyrat si t’i eleminoni përfundimisht

Postuar: 12/02/2019 - 18:27

Aknet janë një nga problemet më të zakonshme dhe të këqija në të njëjtën kohë. Duhet të tregojmë shumë kujdes për trupin tonë në mënyrë që t’i parandalojmë ato, megjithatë asnjëherë mos mendoni së është tepër vonë. ‘Cosmopolitan’ në bashkëpunim me dermatologët më të njohur, Gary Goldenberg, M.D., dhe Doris Day, M.D., kanë sjellë disa këshilla shumë të rëndësishme.

  1. Duhet të bëni dush më shpesh

Nuk është e thënë të lani flokët çdo ditë, por dushet për trupin duhet t’i bëni pjesë të rutinës tuaj, sidomos pas palestre. Nëse gjëja e parë që bëni kur ktheheni nga stërvitja është të hani ushqime, atëherë do të keni gjithmonë puçra pasi mbani veshjet e djersitura në trup.

  1. Bëni kujdes me dietën tuaj

Edhe pse nuk ka një listë ushqimesh kundra akneve që funksionon për të gjithë, ka disa ushqime që sjellin probleme me aknet tek të gjithë. Siç mund ta mendoni dhe vetë janë sheqernat dhe ushqimet jo të shëndetshme. Provoni t’i largoni ato sa më shumë dhe të ushqeheni me ushqime organike.

  1. Mos i ngacmoni

Nëse mendoni se duke i ngacmuar do i hiqni qafe, atëherë mendoni sërish. “Gjoksi dhe kurrizi janë zonat më delikate dhe që qëndrojnë më shumë shenjat, kështu që mundohuni të mos i ngacmoni”, shprehet Dr.Days. Mundohuni t’i mbuloni ato me krem pudër, në mënyrë që të mos t’ju tundojnë.

  1. Ndryshoni kremin kundra-diellit

Puçrat nuk janë një justifikim që të filloni të përdorni kremin kundra-diellit, sidomos kur jeni duke përdorur kremra të tjera kundra puçrave, që e bëjnë lëkurën tuaj shumë të butë dhe delikate. Në vend të kremit kundra-diellit, provoni diçka që nuk ndikon në mbylljen e poreve dhe aplikojeni çdo mëngjes në lëkurë të pastër dhe të thatë.

  1. Përdorni skrap

Të dy dermatologët sugjerojnë përdorimin e skrapit në trupin tuaj. Kokrrizat që gjenden në të, ndihmojnë që të largojmë lëkurat e vdekura. Nëse ky trajtim ju duket shumë i ashpër për zonat tuaja delikate, provoni trajtime me acid që ndihmojnë në largimin e vajit në zonat problematike. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/08/2019 - 22:25

Vuani nga flokët e yndyrshëm...?

Postuar: 15/08/2019 - 21:04

Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të p

Postuar: 14/08/2019 - 22:14

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes.

Postuar: 14/08/2019 - 21:11

Raporti intim është një çështje shumë personale mes individësh, por me sa duket ka disa gjëra që

Postuar: 14/08/2019 - 20:17

Të gjithë duam të kemi një bark të sheshtë, por ju e dini se yndyra e barkut është më e vështirë