
Pas Berishës, Genc Ruli shënjestron Metën dhe e cilëson LSI parti klienteliste, Basha në luftë të hapur me paraardhësin dhe Presidentin

Keni probleme me lëkurën e thatë gjatë dimrit? Zbuloni 5 ushqimet që ju mbrojnë nga i ftohti

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Janar 2021
Kur temperaturat bien, lëkura është organi që preket menjëherë. Të gjithë kemi përjetuar tharjen e duarve dhe buzëve apo dhe çarjen e tyre nga i ftohti. Përmes ushqimit ju mund të furnizoni lëkurën me vitamina dhe minerale të cilat i shërbejnë për t’u rigjeneruar.
Ju tregojmë më poshtë disa prej ushqimeve që kanë një rol kryesor në parandalimin e tharjes dhe dëmtimit të lëkurës nga i ftohti.
Shega
Shegët janë të pasura me antioksidantin polifenol që mbron lëkurën gjatë gjithë vitit. Ky frut përmban dhe acidin elagjik, një tjetër antioksidant që ul përqindjen e humbjes së kolagjenit, pra e mbron lëkurën nga plakja.
Patatet e ëmbla
Ky perim falë dy substancave që përmban, vitaminën A dhe betakarroten, mbron lëkurën nga i ftohti. Vitamina A ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar nga faktorët klimatik. Ndërsa betakarroteni forcon barrierën mbrojtëse duke nxitur hidratimin e lëkurës.
Lakra
Mos u gënjeni nga pamja e rrudhosur e gjetheve të lakrës, pasi në realitet ajo ka një efekt përmirësues për lëkurën. Në bazë të të dhënave, lakra përmban nivele të larta të vitaminës A dhe C. Të dyja këto substanca, sidomos vitamina C, nxisin prodhimin e kolagjenit në organizëm.
Vezët
Mund t’i quajmë dhe si super ushqimi, pasi janë plot me vlera ushqyese. Vezët janë një burim kryesor për vitaminën A dhe E që luajnë rol kryesor në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Ndërsa vitamina B5 kontribuon në prodhimin e keratinës, disa mikroqeliza që garantojnë mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm. Omega 3 dhe vitamina D favorizojnë një shkëlqim të lëkurës si dhe parandalimin e inflamacionit.
Agrumet
Portokallet, limonët e qitrot janë të pasur me vitamina C, që është një antioksidant i fuqishëm që garanton rini të lëkurës. Ajo gjithashtu parandalon dhe eliminon njollat e errëta që krijohen si pasojë e dëmtimit nga dielli.
Arrorët
Të gjithë arrorët janë burim thelbësor i acidit alfa-linolik, një acid yndyror si omega 3 por me bazë bimore, që mbron membranat e qelizave të lëkurës. Përmes këtij acidi lëkura nuk e humbet hidratimin e saj, madje dhe rigjenerohet më shpejt.
Farat e lulediellit
Niveli i lartë i vitaminës E që gjendet tek farat e lulediellit forcon lëkurën, duke i ruajtur elasticitetin e saj natyral. Gjithashtu ajo ruan qelizat nga radikalët e lira që shkaktohen nga rrezet e dëmshme të diellit. Për më tepër këto fara të vogla janë të pasura me omega 6, substancë që siguron regjenerimin e qelizave.
Më të lexuarat


Nuk është më sekret! Ja se si të kuroni diarrenë dhe infeksionet e veshit vetëm me qepë, njihuni me përfitimet dhe mënyrën e përdorimit

Iu pëlqen ta konsumoni kafen? Blerina Bombaj jep lajmin e mirë për të gjithë ju, publikon të dhënat e studimit më të fundit

Largon menjëherë gurët në veshka, mësoni si të përgatisni kurën natyrale tepër efektive

Flini gjumë në drekë? Studimi më i fundit bën publike të dhënat e rëndësishme që duhet t’i dimë të gjithë, ja çfarë i ndodh organizmit tonë

Merr fund debati! Stomatologët tregojnë nëse duhet t’i lani dhëmbët para apo pasi të keni ngrënë mëngjes

"Shumë pak kanë përjetuar humbje të shijes dhe nuhatjes", studimi i fundit tregon simptomat më të zakonshme të variantit britanik të koronavirusit

Është një metodë efikase! Përdorni këtë trajtim në kushte shtëpie dhe lëkura do t’iu shkëlqejë

Kura unike për shëndet të mirë, mësoni si ta përgatisni vet në shtëpi

Jeni të varur nga kafeja? Mësoni arsyen pse iu dhemb koka kur nuk e pini në mëngjes

Ilaçi me efekte të jashtëzakonshme: Për 10 ditë i shëron thembrat e çara dhe venat varikoze. Njihuni me përgatitjen dhe përdorimin
