BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Shëndeti

Keni probleme me plasaritjen e thembrave? Mos u mundoni me produkte të gatshme, ja disa metoda efikase në kushte shtëpie

Keni probleme me plasaritjen e thembrave? Mos u mundoni me produkte të

Janë të shumtë njerëzit që vuajnë nga plasaritja e thembrave. Problemi dhe sikleti më i madh është në stinën e verës, kur këmba është më në kontakt të drejtpërdrejtë me pluhurat. Janë të shumta produktet që rekomandohen për shërimin e tyre, por ka edhe disa metoda efikase që mund të bëhen në kushte shtëpie.

Thembrat e plasaritura mund të kurohen me lëngun e limonit. Vetitë acetike ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, gjë që ju sjell një lëkurë më të butë dhe të shëndetshme në vendin e thembrave të çara. Prijeni limonin në mes dhe fërkojeni zonën e infektuar. Bëjeni këtë për pesë minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë.

Mjalti ka veti antibakteriale dhe është i përsosur për trajtimin e thembrave të çara dhe të thara. Disa lugë me mjaltë treten në një legen me ujë dhe pastaj futen këmbët për 15-20 minuta, duke i fërkuar lehtë me njëra-tjetrën.

Bananet e pjekura janë ndër ilaçet më të mira shtëpiake për shërimin dhe trajtimin e thembrave të thara dhe të çara. Një banane e pjekur e copëtoni dhe e bëni në formë të pastës, pastë të cilën e vendosni në thembrat tuaja pasi t’i keni pastruar. Pritni 10 deri 15 minuta dhe pastroni këmbët me ujë të nxehtë. Këto janë disa nga mënyrat që mund të përdorni.