Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Keni probleme me tretjen dhe frymëmarrjen? 5 bimët çudibërëse që do t’ju ndihmojnë

Postuar: 19/05/2019 - 22:31

 Këto bimë mund të gjenden fare lehtë në tregje fruta-perimesh, por edhe në kopshtet e shtëpive tuaja.

Përveç përdorimit të tyre në kuzhinë, këto bimë kanë dhe vlera të shkëlqyera shëndetësore. Ndaj mund t’i përdorni edhe për disa nga problemet më të përhapura të organizmit.

Borziloku

Ndihmon me problemet e tretjes

Duke qenë se borziloku përmban shumë vlera anti-spasmodike ai mund të përdoret për trajtimin e metabolizmit të dëmtuar. Gjithashtu borziloku përdoret si çaj për të lehtësuar dhimbjet e stomakut.

Sherebela

Eliminon djersitjen e tepërt

Sherebela përmban një acid rosmarinik i cili shërben si një substancave me efekte anti-inflamatore. Disa studime pohuan se konsumimi i sherebelës arrinte të ulte djersitjen deri me 50% vetëm në 2 orët e para të konsumimit.

Kopër

Eliminon radikalet e lira

Mund të quhet dhe vlera më e madhe që bima e koprës i jep organizmit tonë. Këtë ‘shërbim’ kopra e arrin përmes substancës monoterpenes, e cila arrin të eliminojë efektet kancerogjene të kimikateve të ndryshme.

Majdanozi

Rrit vitalitetin e zemrës

Nivelet e larta të acidit folik dhe vitaminave A dhe C arrijnë të balancojnë homokistinën në gjak. Diçka që është jetike për shëndetin e zemrës sonë.

Trumzë

Përforcon sistemin e frymëmarrjes

Kjo bimë e lashtë përmban thimol, që është një antiseptik shumë i fortë. Në shumë raste është parë që përdorimi i trumzës ndihmon sistemin e frymëmarrjes. Mjafton ta përgatisni si çaj dhe ta konsumoni me mjaltë për të lehtësuar simptomat e astmës dhe bronkitit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 14:58

Ka një numër njerëzish që kërkojnë një përgjigje për pyetjen, a është kafeja e mirë për lëkurën tuaj? Epo, përgjigja për këtë pyetje është një PO.

Postuar: 16/09/2019 - 14:16

A e dini se domatet janë ushqime me shumë acid dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë djegie te nj

Postuar: 16/09/2019 - 14:07

Kolesteroli i lartë mund të çojë në sëmundje koronare të zemrës, e cila është shkaku më i madh i

Postuar: 16/09/2019 - 11:51

Shpesh herë shohim që na bien qerpikët ose një rrallim të tyre, dhe nuk u kushtojmë vëmendje pasi

Postuar: 16/09/2019 - 09:53

Enti Federal i Mjedisit ka gjetur thuajse te të gjithë fëmijët e kontrolluar mbetje plastike.

Postuar: 16/09/2019 - 09:11

Limoni jeshil, apo siç njihet ‘lime’ është një nga agrumet më të përdorura në botë.

Postuar: 16/09/2019 - 08:17

Padyshim që çaji është një nga pijet më të preferuara dhe konsumohet pafund në çdo cep të botës.