
GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

Këshilla që duhet t’i dimë të gjithë/ Ekspertët zbulojnë çfarë i ndodh organizmit tonë kur nuk hamë bulmet

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Janar 2021

Debatet për avantazhet dhe disavantazhet e produkteve të bulmetit vazhdojnë prej shumë vitesh.
Njerëzit ndahen në tre grupe: ata që janë në favor, ata që mendojnë se nuk duhet tepruar me to dhe ata që nuk ‘duan t’i shohin me sy.”
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se çfarë ndodh në organizëm nëse hiqni dorë nga produktet e bulmetit.
Dobësim Të Kockave
Qumështi është shumë i pasur me kalçium, proteinë, vitaminë D dhe minerale të tjera të dobishme për shëndetin e kockave.
Nëse nuk konsumoni ushqime të bulmetit atëherë kockat tuaja do të jenë më të dobëta e duhet të gjeni mënyra të tjera për të mbajtur kokcat të forta.
Ushqime të pasura me kalçium janë barishtet, lëngu i portokallit, qumështi i bajames dhe brokoli.
Tensioni i Gjakut
Qumështi është shumë i pasur me kalium, një mineral që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
Zakonisht, ekspertët këshillojnë konsumin e sa më shumë frutave dhe perimeve për një ulje natyrale të tensionit të gjakut.
Por kur njeriu konsumon edhe produkte bylmeti, atëherë tensioni i gjakut mbahet më mirë në kontroll.
Ndryshimi Në Peshë
Njerëzit që shohin heqjen dorë nga produktet e bulmetit si një alternativë për të humbur në peshë duhet të tregojnë kujdes.
Disa produkte bulmeti mund të shtojnë shumë nivelin e kalorive, por ushqime të tjera si qumështi ndihmojnë në mirëmbajtjen e peshës.
Pastrimi i Lëkurës
Disa studime, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë zbuluar një lidhje mes shfaqjes së akneve dhe pirjes së qumështit, veçanërisht atij të skremuar.
Megjithatë, deri më tani nuk është zbuluar asnjë lidhje e tillë me djathin dhe kosin.
Ajo që është e vërtetë është se gjithçka që hamë reflektohet në lëkurë dhe i tillë mund të jetë edhe rasti i qumështit.
Intoleranca Ndaj Laktozës
Intoleranca ndaj laktozës karakterizohet nga mungesa e një enzime që shpërbën sheqernat tek produktet e bulmetit.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se heqja dorë nga këto produkte do të lehtësojë problemin.
Përkundrazi, simptomat do të përkeqësohen më keq.
Më Pak Fryrje Të Stomakut
Nëse futeni në kategoritë e njerëzve, stomaku i të cilëve fryhet si një tullumbac si pasojë e produkteve të bulmetit, atëherë duke hequr dorë prej tyre, do të ndiheni më mirë dhe më pak të fryrë.
Më Pak Të Rrezikuar Nga Radikalet e Lira
Disa produkte të bulmetit kanë një rol inflamator.
Kësisoj, rreziku i shfaqjes së tadikaleve të lira bie ndjeshëm nëse nuk konsumoni produkte të bulmetit.
Sipas studimeve, nivelet e larta të kalçiumit rrisin rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Nuk është më sekret! Ja se si të kuroni diarrenë dhe infeksionet e veshit vetëm me qepë, njihuni me përfitimet dhe mënyrën e përdorimit

Iu pëlqen ta konsumoni kafen? Blerina Bombaj jep lajmin e mirë për të gjithë ju, publikon të dhënat e studimit më të fundit

Largon menjëherë gurët në veshka, mësoni si të përgatisni kurën natyrale tepër efektive

Flini gjumë në drekë? Studimi më i fundit bën publike të dhënat e rëndësishme që duhet t’i dimë të gjithë, ja çfarë i ndodh organizmit tonë

Merr fund debati! Stomatologët tregojnë nëse duhet t’i lani dhëmbët para apo pasi të keni ngrënë mëngjes

"Shumë pak kanë përjetuar humbje të shijes dhe nuhatjes", studimi i fundit tregon simptomat më të zakonshme të variantit britanik të koronavirusit

Është një metodë efikase! Përdorni këtë trajtim në kushte shtëpie dhe lëkura do t’iu shkëlqejë

Kura unike për shëndet të mirë, mësoni si ta përgatisni vet në shtëpi

Jeni të varur nga kafeja? Mësoni arsyen pse iu dhemb koka kur nuk e pini në mëngjes

Ilaçi me efekte të jashtëzakonshme: Për 10 ditë i shëron thembrat e çara dhe venat varikoze. Njihuni me përgatitjen dhe përdorimin
