Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këto janë analizat që duhen bërë për të vërtetuar kancerin e stomakut

Postuar: 22/09/2018 - 20:16

Kanceri i stomakut është i trajtueshëm nëse kapet herët. Fatkeqësisht, rrallë simptomat fillojmë në stadet e hershme.Kur shfaqen simptomat, shpesh janë vagale dhe lehtësisht mund të gabohet për një problem më pak serioz si një virus ose një refleks acid. Për të ndihmuar në vënien e diagnozës të kancerit të stomakut dhe për të përjashtuar mundësitë e tij dhimbje stomaku 1rekomandohen një ose disa nga testet e mëposhtme:

Feçe për gjak okult: është një test jo invaziv për të gjetur praninë e gjakut të fshehur në feçe. Megjithëse hemorragjia mikroskopike është një nga shenjat e para të kancerit, ajo mund të jetë shkak edhe i problemeve të tjera.
 
Endoskopia e sipërme ose gastroskopia është një procedurë që e lejon mjekun të shohë normalitetet e traktit të sipërm gastro-intestinal, të cilat nuk mund të dallohen nga rezet X.
 
Kjo është procedura kur ajo realizohet sipas protokollit. Nëpërmjet këtij ekzaminimimjeku mund të marrë edhe biopsi ku mund të vlerësohet stomaku, edhe për situata prekanceroze si atrofinë, metaplazinë, displazinë. 
 
Endoskopia e sipërme ekzaminon ezofagun, stomakun dhe pjesën e sipërme të intestinit. Pas këtij ekzaminimi nuk duhet të hani për 2 orë.
 
Ekzaminimi radiologjik i traktit të sipërm gastro-intestinal, i cili ekzaminon ezofagun, stomakun dhe pjesën e parë të intestinit të hollë. Para testit pihet sulfat bariumi, një lëng i trashë, i cili vesh përkohësisht stomakun. 
 
Pas këtij testi ju mund të hani normalisht ose të vazhdoni aktivitetin tuaj të zakonshëm, por është e nevojshme të pihet më shumë ujë për nxjerrjen e bariumit nga sistemi juaj tretës.
 
Endoskopia me ultrasound ose EUS ndihmon për të determinuar nëse kanceri ka përhapje në muret e stomakut ose në indet e afërta dhe nodujt limfatikë.
 
Tomografia e kompjuterizuar ose skaneri përdoret për të kontrolluar përhapjen e kancerit jashtë stomakut, sidomos në organe si mëlçia dhe mushkëritë.
 
Rezonanca magnetike shikon përhapjen e kancerit pas stomakut
Ekzaminimi radiologjik i kraharorit sheh nëse kanceri ka përhapje në mushkëri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 10:13

Arteret janë rruga nëpër të cilat gjaku udhëton nga zemra në pjesët tjera të trupit. Ndonjëherë gjenetika, sëmundjet kronike ose ushqyerja e pashëndetshme mund të ndikojnë që arteret të bllokohen.

Postuar: 18/10/2018 - 10:09

Në botën e sotme ekzistojnë më shumë se 415 milionë njerëz me diabet dhe deri në vitin 2030 par

Postuar: 18/10/2018 - 08:00

Ka qenë gjithmonë dilemë konsumimi ose jo i bananes në mëngjes.

Postuar: 18/10/2018 - 00:00

Në ditët me shi ju ka ndodhur që të qëndroni gjithë ditën në shtëpi të mërzitur nga prishja e pla

Postuar: 17/10/2018 - 20:27

Shumica e njerëzve marrin një aspirinë për të lehtësuar dhimbjen e kokës, për të pushuar dhimbjen

Postuar: 17/10/2018 - 20:10

Depresioni është një shqetësim emotiv që mund të ketë efekte në shëndetin fizik dhe mendor.

Postuar: 17/10/2018 - 19:48

Pastrimi i shtëpisë është një proces sa i thjeshtë,aq edhe i vështirë.