Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këto janë katër problemet shëndetësore që ju shkaktojnë dobësi dhe plogështi

Postuar: 08/09/2018 - 11:40

 Ndjesia e lodhjes dhe plogështia mund të duken si simptoma më e fundit e jetës moderne. Ato lidhen shpesh me përdorimin e pajisjeve teknologjike, rënia në gjumë afër laptopit apo zgjimi me telefonin.

Këto janë disa nga arsyet, por jo të vetmet. Ndjesia e lodhjes kronike apo plogështisë mund të jenë shenjë e diçkaje edhe më të rrezikshme se thjesht qëndrimi për shumë kohë para pajisjeve elektronike. Mund të tregojë prezencën e një ose disa gjendjeve shëndetësore, disa edhe të rrezikshme.

Ja si të bëni dallimin mes “lodhjes moderne” nga lodhja që kërkon ndihmë mjekësore.

Anemia
Anemia zhvillohet kur nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin në çdo pjesë të trupit. Më pak oksigjen do të thotë më pak energji dhe më shumë lodhje. Forma më e zakonshme e anemisë është ajo e shkaktuar si pasojë e mungesës së hekurit. Një analizë e thjeshtë gjaku mund të tregojë nëse vuani nga anemia.

Sindroma e lodhjes kronike
Një nga simptomat kryesore të sindromës së lodhjes kronike është padyshim lodhja, megjithatë me disa karakteristika specifike. Është lodhje që zgjat të paktën 7 muaj, që përkeqësohet me problemet fizike ose mendore, dhe që nuk përmirësohet sa do që të pushoni. Kjo sindromë është më e zakonshme te gratë në të 40-tat dhe 50-tat. Nuk dihet se çfarë e shkakton këtë sindromë, prandaj diagnostikohet shpesh duke përjashtuar gjendjet e tjera.

Problemet me tiroiden
Si një tiroide shumë aktive, ashtu edhe një pasive mund të shkaktojnë lodhje. Por, shkaktari më i zakonshëm është një gjëndër pasive, kur nuk prodhohen mjaftueshëm hormone. Hipotiroidizmi shkakton gjithashtu shtim në peshë dhe dhimbje të muskujve.

Depresioni
Stresi i jetës së përditshme mund t’ju shkaktojë lodhje. Por, depresioni dhe ankthi e përkeqësojnë edhe më shumë atë. Lodhja për shkak të depresioi është më shumë se thjesht mungesa e energjive gjatë ditës; është gjithashtu apati, probleme me fokusimin dhe mbajtjen mend, ndjesia e të qenët i pamotivuar etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 20:36

Janë vitaminat dhe mineralet thelbësore ato që e mbajnë trupin tuaj të fortë dhe të shëndetshëm.

Postuar: 24/09/2018 - 20:01

Gungat që shkaktohen në anë të gishtit të madh të këmbës bëjnë ndryshimin e strukturës së kockave

Postuar: 24/09/2018 - 19:58

Fijet e holla të koprës kombinohen shumë mirë në gatime.Këto fije plot aromë të veçantë ofrojnë n

Postuar: 24/09/2018 - 19:36

Shëndeti i zemrës lidhet ngushtë me emocionet.

Postuar: 24/09/2018 - 19:34

Qepët janë një nga ushqimet më të diskutueshme tonat.

Postuar: 24/09/2018 - 19:12

Çdo person i punësuar ndihet i stresuar herë pas here.

Postuar: 24/09/2018 - 18:46

Femrat e dashuruara janë më të prira për të shtuar peshë, prandaj në vitin e parë të lidhjes me p