BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Shëndeti

Këto janë mënyrat si mund të shmangni emocionet negative në zyrë

Këto janë mënyrat si mund të shmangni emocionet negative
Bllokimi dhe izolomi në zyrë është negativ, të paktën kështu thotë një studim. Aty akumulon shpejt një energji toksike duke bërë të pengohet produktiviteti gjatë shkollës.
 
Shkenca ka treguar se si truri ynë është i predispozuar ndaj infektimit emocional. Emocionet transmetohen në një lloj rrjeti wireless, nëpërmjet të ashtuquajturve “neuroneve pasqyrë”, qeliza të veçanta nervore që lejojnë të hyni në kontakt e të sinkronizoheni me të tjerët.
 
Sipas një kërkimi të Universitetit të Kalifornisë, nëse dikush pranë jush po përjeton ankth, edhe ju do të përjetoni të njëjtën ndjesi. Ekziston një lloj stresi pasiv, që ka ndikim të rëndësishëm në sistemin tonë nervor. Nëse një koleg nuk është në humor të mirë, mund t’ju infektojë edhe ju.
 
Ankthi “i dorës së dytë” është rezultat i aftësisë sonë për të perceptuar kërcënime potenciale në mjedisin që na rrethon. Disa studiues janë të mendimit që emocionet negative janë më të thjeshta për t’u kapur, pasi në të kaluarën tonë, dhimbja, neveria dhe frika lidheshin me mbijetesën. Kohët e fundit është duke u studiuar infektimi emocional në një dimension të ri, në botën dixhitale. Aty ku mungon komunikimi joverbal, në mënyra të ndryshme është e mundur përhapja e viruseve emocionale…
 
EMOCIONET POZITIVE, REZULTATE MË TË MIRA
 
Efektet e emocioneve pozitive në kompani janë studiuar gjerësisht, duke treguar lidhjen me arritjen e objektivave. Emocionet e bukura zgjerojnë mendimin dhe repertorët e sjelljes, si dhe janë të lidhura me një probabilitet më të madh të sjelljes prosociale, duke krijuar dhe duke përmirësuar marrëdhëniet. Kolegët dhe drejtuesit “pozitivë” përcjellin energji dhe motivim te të tjerët. Por edhe autenticiteti i drejtuesit, aftësia për të shprehur atë që ndien, duke përfshirë edhe dyshimet, paqartësitë, vështirësitë, përmirëson klimën emocionale dhe ecurinë e punës. Në këtë mënyrë krijohet një ekip pune produktiv.
 
NEGATIVITETI PENGON PRODUKTIVITETIN
 
Ndërveprimi me njerëz – kolegë apo drejtues – që përcjellin energji negative, është i vështirë. Qëndrimet negative si kritikat, polemikat, protestat, përgjigjet përçmuese por edhe ankesat – të gjitha këto ndikojnë negativisht te dëgjuesi. Stresi, tensioni, gjendja e keqe shpirtërore infektojnë lehtësisht të gjithë, nëpërmjet “viruseve emocionale”, të cilat ndikojnë mendërisht dhe fizikisht te organizmi i njeriut.
 
Në njëfarë kuptimi, të gjithë jemi të lidhur emocionalisht. Edhe në zyrë, edhe pse në shumë raste përpiqemi të ngremë mure. Kjo nuk do të thotë se duke kuptuar gjendjen e kolegut do të jeni i zhytur plotësisht. Ashtu sicc shmangim tymin e cigares dhe lajmë duart pasi kemi frekuentuar ambiente të ndryshme publike, ashtu mund të mësojmë të mbrohemi nga negativiteti. Ndërgjegjësimi është ccelësi. Duke u bërë i ndërgjegjshëm për mekanizmat e infektimit, mund të zvogëloni pasojat.
 
SI TË MBROHEMI NGA NEGATIVITETI
 
Së pari duke dëgjuar dhe duke identifikuar çfarë ju bezdis, kur infektoheni, “hidhni” poshtë atë që ka fuqinë t’ju bëjë të ndiheni keq, të zemëruar dhe të depresionuar. Hapi i parë për t’u mbrojtur është të kuptoni nyjet tuaja kritike të infektimit. Një buzëqeshje, për shembull, mund të ketë fuqinë të ndërpresë një shkëmbim negativ. Kjo pasi edhe gjendjet pozitive janë ngjitëse. Ne nuk mund t’i ndalim të tjerët që të jenë ashtu siç janë, por mund të menaxhojmë reagimet tona ndaj negativitetit të tyre, duke ndërhyrë në dinamikën e marrëdhënies. Këtë gjë e keni në dorë.
 
Sistemi ynë imunitar përforcohet edhe nga vetëvlerësimi, duke menduar se jeni në gjendje të menaxhoni atë që keni përpara. Është e nevojshme të ruani kufijtë, të ndërveproni me të tjerët, pa u “infektuar” nga emocionet negative, si dhe të mbani distancë nga negativiteti. Jo nga personi në fjalë. Duhet të kuptoni që për shkak të lodhjes, dobësisë, anktheve personale jeni më të ndjeshëm të bini pre e emocioneve negative rreth jush.
 
Është e nevojshme të ndalni frustrimin në mënyrë pasive nga stresi i të tjerëve duke i parë situata të caktuara si mundësi për të qenë pjesë e jetës së personave që kemi pranë. Ka njerëz që janë më të prirë të kapin emocionet e të tjerëve, që të ndikojnë emocionalisht tek të tjerët. Sipas disa studimeve, introvertët kanë më shumë gjasa të preken nga emocionet pozitive, ndërsa njerëzit ekstrovertë të preken nga emocionet negative.
 
Po ashtu ekzistojnë njerëz më “ngjitës” të cilët përcjellin emocione të forta dhe jo shumë të përshkueshme te të tjerët. Personat karizmatikë dhe pozitivë kur qeshin, të ngrenë humorin me një batutë. Ndërsa njerëzit e rëndë dhe të padurueshëm, nëse përcjellin veç energji negative, infektojnë të gjithë të tjerët.