BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Pas tërmetit të fortë, fatkeqësitë nuk kanë të ndalur në Turqi

Çfarë po ndodh? Pas tërmetit të fortë,
x

Shëndeti

Këto janë metodat popullore që do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e dhëmbëve

Këto janë metodat popullore që do t’ju shpëtojnë
Të gjithë ata që e kanë provuar e dinë se dhimbja e dhëmbëve është një tmerr i vërtetë.
 
Dentisti/ ja është shpëtimi vetëm kur ju kapin dhimbjet e dhëmbit, por ka raste që nuk pret puna deri sa të shkoni deri tek ai.
 
Në të tilla raste ka disa metoda natyrale, që mund t’ju vijnë në ndihmë .
 
Metoda e parë: Hani hudhra.
 
Konsumimi i hudhrave është shumë efikase kundër dhimbjes së dhëmbëve .
 
Harrojeni për pak minuta erën dhe shijen e saj të pakëndshme, sepse hudhra është një qetësues shumë i mirë i dhimbjes së dhëmbëve që shkaktohet nga kariesi.
 
Metoda e dytë: Pini lëng limoni.
 
Limoni do të jetë shpëtimi juaj nëse dhimbje dhëmbësh dhe fryrje të mishrave të dhëmbëve. Për të shpëtuar dhimbjeve ju duhet të pini pak lëng limoni në dhëmbin apo mishin e dhëmbit dhe ta lini të veprojë.
 
Metoda e tretë: Uji i oksigjenuar.
 
Kjo metodë është mjaft efikase për rastet kur keni dhembë me infeksion. Në këtë rast duhet të njomni një copë pambuk me ujë të oksigjenuar me aplikojeni në dhëmb e më pas shpëlani gojën.
 
Dhe metoda e fundit që njihet gati nga të gjithë: Pini raki.
 
Duhet të pini pak raki dhe mos ta gëlltisni atë, por ta mbani në gojë dhe më pas ta shpëlani gojën.