Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këto janë ushqimet me bazë bimore që luftojnë tumoret, duhet t’i konsumoni patjetër

Postuar: 11/09/2018 - 13:35

Ushqimet me bazë bimore siç janë brokoli, frutat e pyllit dhe drithërat e plota janë një pjesë thelbësore e regjimeve të shëndetshme ushqimore.

Këto ushqime kanë përbërës të cilët mbrojnë qelizat, luftojnë tumoret dhe zvogëlojnë inflamacionin.

Me këto karakteristika, ushqimet e mëposhtme transformohen në medikamente natyrale të fuqishme.

Ushqimet më të mira kundër tumoreve

Tumori konsiderohet një sëmundje sistemike me shkaktarë të shumtë ku përfshihet: ushqyerja e keqe, ekspozimi ndaj toksinave, trashëgimia familjare e të tjerë.

Një nga mënyrat më të rëndësishme për të parandaluar dhe trajtuar tumorin është ndjekja e regjimeve ushqimore të pasura me ushqime të plota me bazë bimore.

Një regjim ushqimor i pasur me fruta dhe perime përbën kurën më të mirë për mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet dhe inflamacioni.

Këto ushqime janë të pasura me substanca të fuqishme aktive kundër tumoreve dhe sëmundjeve kronike.

Perimet

Sipas të dhënave lakra, brokoli, kale dhe ushqime të tjera të të njëjtës familje botanike janë të mbushura me substanca bimore të cilat mbrojnë qelizat në organizëm.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit si boronica, manaferra, mjedra e të tjerë përmbajnë polifenolë të cilët njihen për veçoritë kundër tumoreve.

Arrorët dhe farat

Arrorët dhe farat duhet të bëhen pjesë e regjimit tuaj ushqimor sepse luftojnë ndjeshëm dhe zvogëlojnë inflamacionin në organizëm.

Drithërat e plota

Substancat e ndryshme që gjenden tek drithërat e plota u japin qelizave shëndetin e munguar.

Kërpudhat

Kërpudhat përmbajnë polisakaride, përbërës të njohur në luftën e organizmit kundër tumoreve.

Karrotat

Karrotat përmbajnë karotenoidë të cilët aktivizojnë enzimat kundër tumoreve.

Hudhra dhe qepa

Hudhra dhe qepa përmbajnë substanca karakteristike që ndikojnë në shijen dhe aromën e tyre.

Sipas të dhenave të njëjtat substanca kanë aftësi shëruese kundër infeksioneve, inflamacionit dhe sëmundjeve kronike.

Ushqimet e pasura në vlera

Ekspertët rekomandojnë që në vend të suplementëve, njerëzit të marrin të paktën pesë ushqime me bazë bimore në ditë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2019 - 10:39

Kjo kurë e vjetër natyrale e përdorur prej shekujsh është ajo e fiqve të thatë dhe qumështit.

Ky trajtim vlerësohet për gjithë shëndetin e organizmit ndërsa garanton tretjen e mirë.

Postuar: 19/02/2019 - 20:27

 Ka disa arsye të mira për të filluar gjumin lakuriq.

Postuar: 19/02/2019 - 18:44

Produktet kozmetike që ne blejmë çdo ditë për pastrimin e fytyrës sigurisht që janë efektive, p

Postuar: 19/02/2019 - 14:20

Është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime.

Postuar: 19/02/2019 - 14:11

Dhimbjet nga kjo sëmundje vijnë për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, duke i lënë pac

Postuar: 18/02/2019 - 18:58

Të kesh dhëmbë të bardhë është dëshira e shumë njerëzve dhe për ata që nuk i kanë, përpiqen ta ar

Postuar: 18/02/2019 - 18:15

Edhe pse meshkujt vuajnë më shumë nga rënia e flokut, janë vajzat ato që ankohen më shpesh.