Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këto tre ushqime qetësojnë dhimbjen e stomakut menjëherë

Postuar: 08/11/2018 - 16:41

Të gjithë përjetojmë probleme me stomakun herë pas herë. Qofshin këto intoleranca nga ushqimet që hamë apo gjendje të tjera, arsyet mund të jenë të shumta. Dhimbjet mund të vijnë nga gastriti, refleksi acid, intoleranca ndaj laktozës, stresi, dehja etj. Nëse përballeni me një dhimbje stomaku, nuk është nevoja të merrni mjekime. Mund ta qetësoni fare mirë me këto tre ushqime:

XHINXHER
Xhinxheri ka një ndikim të mahnitshëm në shëndetin tonë të stomakut. Redukton inflamacionin ashtu si aspirina, ibuprofeni ose anti-inflamatorë të tjerë. Promovon qarkullimin e gjakut që ndihmon në tretje më të mirë. Ai ndihmon që ushqimi të rrjedhë pa probleme nëpër traktin digjestiv, i cili na lejon të absorbojmë më shumë lëndë ushqyese. Parandalon gazrat dhe relakson muskujt e brendshëm të zorrëve, gjë që na jep lehtësim nga dhimbja e stomakut.

Edhe pse kjo tingëllon pak e pabesueshme, të ngrënit e një luge gjelle me mustardë bashkë me ushqimin tuaj të përditshëm mund të jetë një shtesë vërtetë e mirë për dietën tuaj. Ajo ka disa efekte të forta anti-inflamatore dhe anti-acide të cilat mund të zvogëlojnë apo edhe të shërojnë dhimbjet tuaja të stomakut.

ORIZ
Së bashku me pataten, tërshërën dhe ushqime të tjera me niseshte, orizi ndihmon të “mbulojë” stomakun, të lehtësojë tretjen dhe ka një efekt qetësues. Ushqime të tilla nuk qëndrojnë gjatë në stomak dhe nuk stimulojnë acidin refluks.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/03/2019 - 18:37

Dieta e super metabolizmit është treguar kryesisht për të humbur peshën e tepërt dhe në të njëjtën kohë të rrisë metaboilizmin tuaj. Kjo dietë u krijua nga nutritionisti amerikan Haylie Pomroy.

Postuar: 18/03/2019 - 18:24

Kërpudhat janë një ingredient shumë i dashur dhe i pëlqyer në kuzhinat në të gjithë botën.

Postuar: 18/03/2019 - 17:52

Të shumta janë këshillat që vijnë nga stomatologët për trajtimin e dhëmbëve.

Postuar: 18/03/2019 - 16:54

Nëse dëshironi të jeni më të shëndetshëm, të jetoni më gjatë, të keni energji dhe të mos keni pro

Postuar: 18/03/2019 - 16:24

 Xhinxheri është një aleat i shkëlqyer natyror kundër llojeve të ndryshme të sëmundjeve dhe

Postuar: 18/03/2019 - 15:15

Kajsia është një frut e cila së pari është kultivuar në Kinë, derisa persianët e kanë zbuluar.

Postuar: 18/03/2019 - 14:56

Shija dhe aroma e uthullës së mollës mund të përbëjnë një faktor pengues për  përfitimin e v