BREAKING NEWS

Ishte infektuar me koronavirus, humb jetën elektricisti 28-vjeçar nga Shkodra, OSHEE mesazh ngushëllimi: Virusi s’njeh moshë, aq më tepër profesion

Ishte infektuar me koronavirus, humb jetën elektricisti 28-vjeçar
x

Shëndeti

Kini kujdes/ 2 rreziqet që i kanosen trupit tonë nëse hamë ëmbëlsira çdo ditë

Kini kujdes/ 2 rreziqet që i kanosen trupit tonë nëse hamë

Ëmbëlsirat kanë një efekt ngushëllues dhe plotësues për shumë njerëz që kur janë të stresuar duan të hanë patjetër diçka të ëmbël.

Megjithatë, stresi i përditshëm dhe rrjedhimisht kjo mënyrë e të ngrënit janë të dëmshme për shëndetin.

Ëmbëlsirat janë një delikatesë prej së cilës ndoshta nuk mund të heqim dorrë plotësisht, megjithatë ka njerëz që i hanë ato çdo ditë.

Nëse futesh në këtë kategori dashamirësish të ëmbëlsirave, atëherë duhet të mësosh çfarë ndodh në trupin tënd si pasojë e këtij zakoni të ëmbël.

Do Të Shtosh Në Peshë

Ëmbëlsirat janë plot e për plot me kalori.

Një kek i thjeshtë me djathë mund të ofrojë 830 kalori, të cilat nëse konsumohen çdo ditë me ritme të tilla do të kenë ndikim negativ në peshën tuaj trupore.

Në vija të trasha, sa më shumë ëmbëlsira të hani, aq më të prirur do të jeni të bëheni obezë.

Sëmundjet e Zemrës

Pjesa dërrmuese e ëmbëlsirave është e mbushur me yndyrna të ngopura që bllokojnë arteriet.

Sipas ekspertëve vetëm 10 përqind e kalorive ditore duhet të vijë nga yndyrnat e ngopura.

Ngrënia e tepruar e këtyre yndyrnave (po, ëmbëlsirat kanë yndyrna) rrit rrezikun e kolesterolit të lartë dhe rrjedhimisht nxit shfaqjen sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru

 Mbipesha dhe sëmundjet e zemrës janë një binom i rrezikshëm për shëndetin që i hap rrugën problemeve të tjera më të rrezikshme në të ardhmen e afërt dhe të largët.

Si T’i Bëni Ëmbëlsirat Pak Më Të Shëndetshme

Nëse jeni të bindur që dëshironi të hani ëmbëlsira çdo ditë, të paktën sigurohuni që ato të përfshijnë fruta të freskëta.

Në këtë mënyrë, ju mund të merrni doza më të larta të vitaminave A dhe C por edhe antioksidantëve.

Zgjidhni gjithashtu të ëmbla që kanë më pak kalori dhe në racione sa më të vogla, të mjaftueshme për të shuar nepsin./AgroWeb.org