BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Shëndeti

Kjo është bima e mrekullive për ata që vuajnë nga diabeti dhe zemra!

Kjo është bima e mrekullive për ata që vuajnë nga

Asparagu vitet e fundit ka nisur të gjejë përdorim të gjerë edhe në kuzhinën tonë. Deri para disa vitesh ai thuajse nuk njihej fare nga shqiptarët dhe si rrjedhojë as nuk ishte pjesë e gatimeve tona.

Vitet e fundit, asparagu ka nisur të përdoret gjerësisht, kjo pasi vetitë e tij janë të jashtëzakonshme. Shëndeti ynë përfiton nga asparagu vitaminën K, A, B, C si dhe folate, flavonoide, kuercetinë, rutin, etj.

Gjithashtu ai përmban shumë antioksidantë përfshi vitaminën C, beta-carotene, vitaminën E, dhe mineralet si zink, selenium etj .

Vetitë që i gjejmë tek kjo bimë janë më të mirat për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe problemet me zemrën.

Asparagu ndihmon stomakun për tretjen e ushqimit

Asparagu ka veti tepër të mëdha për tretjen pasi ai përmban inulinë, e cila përdoret për të përmirësuar tretjen dhe është e përshtatshme për reduktimin e gazrave në zorrë. Gjithashtu inulina ndihmon për diabetikët, pasi prodhon shumë karbohidrate në mënyrë të pavarur nga insulina.

Asparagu është i pasur edhe me fibra dhe proteina, të cilat ndihmojnë për stabilizimin e tretjes.

I mirë për shëndetin e zemrës dhe rregullimin e sheqerit në gjak

Nga studimet ka rezultuar se asparagu redukton rrezikun e prekjes nga sëmundjet koronare si dhe parandalon diabetin e tipit 2.

Përmbajtja e vitaminës B e bën këtë perime një burim të shkëlqyer të acidit folik, vitaminës B1, B2, B3 dhe B6. Ai përmban gjithashtu biotinë, dhe acid pantothenic. Grupi i vitaminave B luan një rol të rëndësishëm në metabolizmine sheqerit dhe brumërave, të cilat janë të rrezikshme për diabetin.

Perime anti-kanceroze

Për shkak të përmbajtjes së fortë anti- inflamatore dhe antioksidante asparagu redukton rrezikun e prekjes nga kanceri. Janë kryer shumë studime tek minjtë dhe ka rezultuar se asparagu sjell përfitime kundër-kancerit. Për këtë organizatat shëndetësore e rekomandojnë asparagun si një perime që duhet të konsumohet çdo ditë.Këshilla si ta përgatisim:

Asparagu nuk ka nevojë që t’i hiqet lëkura, sidomos kur është i hollë. Lajeni me ujë të bollshëm për të larguar të gjitha papastërtitë. Më pas priteni pjesën fundore të panevojshme të asparagut dhe vendoseni në avull. Mirë është ta gatuani atë si një të tërë dhe nëse dëshironi ta prisni në pjesë më të vogla bëjeni këtë pas gatimit.   Asparagun mund ta servirni të ftohtë dhe të ngrohtë.

Mund ta shtoni në sallatën tuaj të preferuar. Mund ta shtoni tek makaronat.

Disa e përdorin së bashku me vezën për ta bërë omeletën tuaj më të shijshme dhe më shumëngjyrëshe. Mund ta përdorni duke përzier asparagun me hudhrën, kërpudhat dhe pulën.

Një perime e mirë për kombinimin e peshkut salmon dhe puresë me patate.