Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kjo maskë do tonifikojë 100% gjoksin tuaj pas shtatzënisë

Postuar: 25/03/2019 - 22:45

Ky proces tejet i natyrshëm ndodh kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Duhet thënë që gjoksi nuk ka muskuj, ai përbëhet nga inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht.

Që ta mbani gjoksin në formë duhet të tregoni një kujdes të veçantë për të. Siç u prek edhe më lart shtatzënia është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rënien e gjoksit.

Përveç saj, shkaktarë të tjerë mund të përmendim menopauzën, humbjen apo marrjen e peshës në mënyrë të shpejtë etj. Mos shpenzoni kohë dhe para duke blerë produkte që ju premtojnë rezultate të mahnitshme.

Ka shumë mënyra natyrore përmes të cilave mund të arrihet tonifikimi i gjoksit, pa përdorur substanca të shtrenjta dhe të dëmshme as ndërhyrje kirurgjikale. Living ju prezanton me një maskë 100% natyrale, të cilë mund ta përdorni edhe gjatë gjidhënies.

Përbërësit: Një kastravec i vogël, vaj ulliri dhe një e verdhë veze:

Merrni një kastravec të vogël dhe bëjeni pure në blender. Shtoni një lugë çaji vaj ulliri dhe 1 të verdhë veze dhe përzieni përbërësit derisa të krijohet një pastë.

Aplikoni pastën në zonën e gjoksit dhe lereni të qëndrojë për rreth gjysmë ore. Lajeni tërësisht duke përdorur ujë të ftohtë. Për rezultate më të mira, përdoreni këtë maskë një herë në javë për të forcuar dhe për të rivendosur indet e gjirit.

Vaji i uillirit dhe veza do t’i ushqejnë indet e gjirit me antioksidantë, vitamina dhe acide yndyrore esenciale Omega-3, kurse kastraveci do t’u sigurojë atyre hidratimin e duhur

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 20:24

 Një lëvizje e lehtë mbi ije, një kafshim i pavullnetshëm i buzës së poshtme apo një përkëdhelje pas veshit, të gjitha këto veprime kanë një potencial shumë të fortë erotik gjatë momenteve intime dhe stimulojnë n

Postuar: 24/04/2019 - 18:55

Nuk është ide e mirë që të përfundosh një punë që i përket të nesërmes, ose që nuk është dhe aq e

Postuar: 24/04/2019 - 17:27

Veshkat kryejnë disa funksione themelore për funksionimin e saktë të trupit tonë.

Postuar: 24/04/2019 - 16:26

Soda e bukës është një ndër asortimentet që mund të bëjë çudira me flokët tuaj.

Postuar: 24/04/2019 - 14:26

Ndonjëherë kur jemi me nxitim apo nuk kemi kohë të ulemi diku, ndodh që ta marrim kafen ose çajin

Postuar: 24/04/2019 - 11:43

Cigaret elektronike mund të jenë të kontaminuara me bakterie dhe kërpurdha që janë të lidhura me

Postuar: 24/04/2019 - 10:00

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit