Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kocka të forta në çdo moshë, zbuloni sekretin dhe kujdesin që duhet të tregoni

Postuar: 18/04/2019 - 08:51

Kocka të forta dhe trup në formë janë dy elementë kryesorë të një jetese të shëndetshme.

Me kalimin e moshës, njeriu humbet gjithnjë e më shumë nga dendësia kockore.

Një gjë e tillë mund të nxisë ose përshpejtojë sëmundjen e osteoporozës e cila manifestohet me fraktura që më pas shkaktojnë paaftësi fizike tek njeriu.

Lajmi i mirë sipas ekspertëve është se osteoporoza apo reumatizma nuk është një pjesë e pandashme e plakjes dhe nëpërmjet disa hapave të caktuar, njeriu mund të mbajë kockat të shëndetshme e të forta.

Në këtë artikull do të mësoni gjithçka ju nevojitet që të përkujdeseni për kockat pavarësisht moshës.

Kalçiumi dhe Vitamina D

Kalçiumi është shumë i rëndësishëm për kockat ndërsa vitamina D ndihmon në përthithjen maksimale të tij.

Këto ushqyes përbëjnë shtyllat kryesore të një skeleti të shëndetshëm e të fortë.

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të marrin 1,000 mg kalçium në ditë ndërsa gratë pas menopauzës duhet të marrin 1,200 mg kalçium në ditë.

Sa i përket vitaminës D, të rriturit kanë nevojë për 600 njësi ndërsa të moshuarit mbi 70 vjeç kanë nevojë për 800 njësi.

Ushqyerja e Duhur

Kalçiumi dhe vitamina D nuk janë të mjaftueshme për ruajtjen e shëndetit të kockave.

Roli i tyre plotësohet falë ushqyerjes së duhur me fruta, perime, arrorë, fara, yndyrna të shëndetshme e drithëra të plota.

Përpos tyre, ekspertët e AgroWeb rekomandojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe përzgjedhjen e sa më shumë drithërave të plota.

Këto të fundit janë shumë të pasur me ushqyes të dobishëm për kockat.

Sa i përket perimeve, rekomandohet që të zgjidhni nga të gjith ngjyrat, që nga barishtet e gjelbra deri tek specat e kuq.

Një regjim shumëngjyrësh garanton ushqyes të larmishëm për kockat.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Ushtrimet më efikase janë ato që përfshijnë peshat por jo tepër të rënda.

Njerëzit që kanë pësuar fraktura duhet të shmangin kërcimin, ngjitjen e shkallëve, kërcimin e të tjerë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 08:26

Disa nga llojet e kancerit janë të shmangshëm vetëm duke ndryshuar disa produkte ushqimore në dietën tonë të përditshme.
 

Postuar: 23/05/2019 - 07:26

Ushqyerja në syfyr është shumë e rëndësishme pasi koha e agjërimit është e gjatë.

Postuar: 22/05/2019 - 21:09

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në katër vitet e fundit, numri i qytetarëv

Postuar: 22/05/2019 - 19:24

Limoni është agrume që historikisht lidhet me të ashtuquajturat "metodat kuruese natyrore&qu

Postuar: 22/05/2019 - 09:44

Një studim gjerman ka treguar se si tensioni i lartë mund të ulet me muzikën klasike të Wolfgan

Postuar: 22/05/2019 - 09:06

Prej vitesh është debatuar mbi faktin nëse vezët janë të mirë apo të këqija për ty?

Postuar: 21/05/2019 - 23:42

 Të gjithë ju që jeni në një lidhje, duhet të dini të dalloni se kur diçka po shkon keq, dhe