Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Për kollën dhe të ftohtin, provoni këtë çaj bimor me lëkurën e mandarinës

Postuar: 15/03/2019 - 19:23

Ndër frutat më të shijshme të dimrit ne sigurisht gjejmë agrumet, sidomos mandarina. Prania e vitaminave, kripërave minerale dhe antioksidantëve i jep mandarinës shumë përfitime të dobishme, të cilat megjithatë nuk janë të kufizuara vetëm në tul, por shtrihen edhe në lëkurën, të cilën ne përgjithësisht e hedhim larg, duke injoruar përfitimet e saj.

Lëvorja e mandarinës është një aleat i shkëlqyer për parfumimin e dhomave dhe kujdesin e shtëpisë, si dhe për krijimin e produkteve kozmetike. Për të përdorur lëvozhgën e saj, megjithatë, është e domosdoshme që të thahet.

Pasi ta keni larë me kujdes dhe të hiqet lëvorja e mandarinave, mundësisht nga kultivimi organik, do të jetë e mjaftueshme që ta vendosni brenda furrës në temperaturë të ulët ose të përdorni një tharëse të posaçme.

Pas copëtimit të imët, ju mund të mbani lëkurat e thata në një kavanoz hermetik për disa muaj, duke u kujdesur ta mbani atë në një vend të ftohtë larg nga drita. Lëkura e mandarinës ka përdorime të ndryshme, por për sa i përket shëndetit ne mund të rendisim dy nga më të rëndësishmit:

Për trajtimin e kollës: pas tharjes së lëvozhgave të mandarines derdhni dy lugë brenda një gote me ujë valë. Transferoni përmbajtjen në një kavanoz qelqi hermetik dhe lëreni të pushoi për një javë në një vend të freskët. Filtrojeni dhe hidhni 20 pika të ekstraktit të marrë në një gotë me ujë. Konsmojeni para se të shkoni në gjumë dhe deri në maksimum tri herë në ditë.

Për ftohjet dhe bllokimin e hundës: thjesht futni lëkurat e thata të prera në një enë që përmban ujë të valë dhe thithni avujt për jo më shumë se 10 minuta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 16:28

Secili prej nesh e di: të kemi një mjedis të shëndetshëm në shtëpi, duhet të respektojmë rregullat bazë të higjienës. Pastërtia dhe rendi janë padyshim faktorë shumë të rëndësishëm.

Postuar: 22/08/2019 - 20:18

Sherebela është një bimë me veti mjekësore, e njohur gjerësisht nga të gjithë njerëzit.

Postuar: 22/08/2019 - 19:33

Zbardhuesi me klor është një nga artikujt më të përdorur në shtëpinë e secilit prej jush.

Postuar: 22/08/2019 - 10:16

Personat që prej shumë vitesh janë konsumues të duhanit, e kanë shumë të vështirë të heqin dorë m

Postuar: 21/08/2019 - 23:44

Kanabisi mund të jetë çelësi për të luftuar kancerin e pankreasit, një nga tumoret më vdekjeprurë

Postuar: 21/08/2019 - 17:40

Ka 3 gjëra që ju duhet t’u kushtoni gjithmonë vëmendje, sidomos në verë: të mbani lëkurën t

Postuar: 21/08/2019 - 11:04

Hulumtuesit kanë zhvilluar një test të gjakut që mund të zbulojë shanset e tuaja për vdekje brend