Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Konsumohet shumë, por nuk e keni idenë çfarë rreziku paraqet ky lloj mishi për shëndetin

Postuar: 20/04/2019 - 12:36

Sipas një studimi, edhe ngrënia e sasive të vogla të mishit të kuq dhe mishit të përpunuar, siç është mishi i derrit, mund ta rrisë rrezikun e kancerit në zorrën e trashë.

Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit dhe i financuar nga organizata për studime për kancerin e Britanisë së Madhe paraqet dëshmi shtesë se përdorimi i ushqimit të kuq mund të jetë shumë i dëmshëm për shëndetin.

Hulumtuesit i analizuan të dhënat e gati 500 mijë njerëzve në Britani të Madhe. Gjatë gjashtë vjetëve të studimit, ata zbuluan se 2609 njerëz vuanin nga kanceri i zorrës së trashë.

Sipas tyre, ngrënia e tri rriskave të mishit të derrit në ditë mund ta rrisë rrezikun për kancer të zorrës së trashë për 20 për qind.

Organizata për studime të kancerit në Britani të Madhe thotë se 5400 nga 41 mijë rastet e kancerit të zorrës së trashë që paraqiten çdo vit në këtë shtet mund të parandalohen nëse njerëzit heqin dorë nga përdorimi i mishit të përpunuar.

Shoqata e shëndetit publik në Angli thotë se shumë njerëz ushqehen me sasi të tepërta të mishit të kuq dhe mishit të përpunuar. Ekspertët këshillojnë që këto ushqime të përdoren sa më pak ose të mos përdoren fare, shkruan “BBC”,

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 09:22

Që në lashtësi, njerëzit kanë trajtuar reumatizmën duke u zhytur e mbuluar gjithë trupin me rërë të nxehtë.

Postuar: 16/08/2019 - 22:25

Vuani nga flokët e yndyrshëm...?

Postuar: 15/08/2019 - 21:04

Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të p

Postuar: 14/08/2019 - 22:14

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes.

Postuar: 14/08/2019 - 21:11

Raporti intim është një çështje shumë personale mes individësh, por me sa duket ka disa gjëra që