BREAKING NEWS

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv nga koronavirusi

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv
x

Shëndeti

Konsumojeni këtë pije çdo ditë dhe do të keni ndryshime të pabesueshme në organizëm

Konsumojeni këtë pije çdo ditë dhe do të keni

Sipas një studimi amerikan, nëse konsumohen disa gota çaj në ditë ulet me 31% rreziku nga kanceri në vezore.

Hulumtuesit analizuan dietat e më shumë se 170.000 grave të moshës 25 deri 55 vjeç, për më shumë se tri dekada. Pas analizimit të pyetësorëve, ka rezultuar që gratë, të cilat konsumojnë sasi të larta të ushqimeve që përmbajnë flavonoide, antioksidues që gjenden në çajra, agrume, fruta dhe lëngje, kishin më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i vezoreve.

Veçanërisht, hulumtuesit zbuluan se çaji i zi është mbrojtës ndaj këtij lloji të kancerit te femrat. Por përfitimet potenciale të çajit të zi nuk ndalen me uljen e rrezikut të kancerit të vezores.

Çaji i zi ndikon dhe në uljen e tensionit të gjakut. Njerëzit që pinë çaj të gjelbër apo të zi çdo ditë për 12 javë më radhë kanë presion më të ulët të gjakut, në krahasim me ata që nuk e konsumojnë fare.

Sipas një studimi, është vërtetuar ndikimi i çajit të zi në uljen e rrezikut për prekjen nga kanceri në pankreaas.

Çaji i zi dhe i gjelbër ndihmojnë shumë edhe për t’u qetësuar. Këta dy lloje të çajit zvogëlojnë dukshëm stresin dhe ankthin.