Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Konsumoni dy racione kos në javë/ Ja përfitimet shëndetësore

Postuar: 16/08/2018 - 22:12

Kosi që është i pasur me kalçium dhe vitaminë D, ka një rol shumë mirëbërës për zemrën që shkon përtej qetësimit të saj.

Konsumi i kosit ul rrezikun e atakut në zemër me 30% tek njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut.

Të dhënat e një studimi të Universitetit të Bostonit, konfirmojnë se konsumi i të paktën 2 racioneve me kos në javë ul rrezikun e atakut në zemër tek femrat e prekura nga hipertensioni.

E njëjta sasi ul rrezikun e atakut në zemër apo ishemisë tek meshkujt me 19 përqind.

Shkencëtarët analizuan 55,898 gra të moshave nga 30 deri në 55 vjeç dhe 18,232 burra të moshave nga 40 deri në 75 vjeç.

Të gjithë prej pjesëmarrësve në studim vuanin ose ishin të prekur nga tensioni i gjakut.

Më shumë kos për zemrën

Studiuesit konfirmojnë se kosi që është i pasur me kalçium dhe vitaminë D, ka një rol shumë mirëbërës për zemrën që shkon përtej qetësimit të saj.

Probiotikët që gjenden tek kosi ulin tensionin e gjakut.

Justin Buendia, autor i studimit, i tha Daily Mail se kosi është i nevojshëm për shëndetin e zemrës.

Sipas tij, kosi mund të konsumohet veçmas ose duke u kombinuar me fruta të pasura me fibër, perime dhe drithëra.

Sëmundjet e zemrës, vitamina D, zgjidhja më e lirë ndaj ilaçeve

Studiuesit konfirmuan se vitamina D është një alternativë më e lirë dhe më e mirë se ilaçet e zemrës.

Ky suplement që merret edhe duke ndenjur në diell riparon dhe parandalon dëmtimin në zemër që shkaktohet nga diabeti apo tensioni i lartë i gjakut.

Vitamina D stimulon prodhimin e acidit nitrik që rregullon qarkullimin e gjakut.

Për më tepër, kjo vitaminë zbut stresin e brendshëm në sistemin kardiovaskular duke shmangur kështu sëmundje apo çrregullime.

Sipas shkencëtarëve, njerëzit mund të kursejnë shumë mund dhe para duke e mbrojtur sistemin kardiovaskular me një ilaç që na e fal dielli, e prodhon organizmi dhe në rastin më të keq mund ta marrim në farmaci.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/01/2019 - 23:55

Ndodh shpesh që të kaloni kohë jashtë duke pirë alkool, por dhe pije të tjera të cilat ju dëmtojnë stomakun dhe ju bëjnë të ndiheni më të rënduar.

Postuar: 21/01/2019 - 23:06

 Ki parasysh se seksi anal nuk duhet të jetë i dhimbshëm nëse ai kryhet në mënyrën e duhur d

Postuar: 21/01/2019 - 21:55

Shumë prej nesh nuk e kuptojmë se ku po gabojmë, që nuk po mundemi të arrijmë peshën tonë ideale

Postuar: 21/01/2019 - 19:56

 Të gjithë jeni hasur me momente kur në trupin tuaj ndodhin ndjesi apo veprime të cilat ju j

Postuar: 21/01/2019 - 19:41

Konsumi i ujit të ngrohtë ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tonë.

Postuar: 21/01/2019 - 19:22

Nëse panxhari nuk është pjesë e regjimit tuaj

Postuar: 21/01/2019 - 17:01

Disa persona janë të predispozuar që të vuajnë nga ngadalësimi i metabolizmit, pra i tretjes.