BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Shëndeti

Konsumoni sa më shumë kërpudha, do të befasoheni nga sëmundja e rëndë që do të parandaloni

Konsumoni sa më shumë kërpudha, do të befasoheni nga

Një studim japonez i "Tohuku University" ka zbuluar disa të dhëna mjaft interesantë për shëndetin tonë. Ai tregon se kryesisht personat 50-vjeçarë që hanin shumë mish e bulmet dhe pak fruta dhe perime ishin më shumë të rrezikuar për t'u prekur nga kanceri i prostatës.

Konsumimi i kërpudhave një ose dy herë në javë redukton me 8% rrezikun e sëmundjes, ndërkohë që një konsum më i shpeshtë bën që kjo shifër të rritet deri në 17%.

Për studimin u monitoruan 36.499 burra midis moshës 40 dhe 79 vjeç, të ndarë në dy grupe.

E para kishte burra që jetonin në prefekturën Miyagi të cilët u monitoruan që nga viti 1990 dhe i dyti me banues në Akisaki që u monitoruan nga 1994 .

Secilit prej burrave iu kërkua të plotësonte një pyetësor që të jepnin informacion në lidhje me zgjedhjet e tyre të jetesës, përfshirë dietën, aktivitetin fizik, pirjen e duhanit si dhe historinë e tyre mjekësore dhe familjare.

Kanceri në prostatë është një nga më karakteristikat për gjininë mashkullore, me statistikat që thonë se çdo vit regjistrohen më shumë se 1 milion të sëmurë të ri në botë.

Kjo sëmundje vret çdo 17 minuta një burrë amerikan duke shkaktuar 31.620 raste vdekjesh brenda një viti.