BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Shëndeti

Koronavirusi është kthyer në një emergjencë ndërkombëtare, francezët deklarojnë se këto dy ilaçe e shërojnë virusin për gjashtë ditë

Koronavirusi është kthyer në një emergjencë

Teksa bota është duke vrapuar për ta shpikur vaksinën që do ta trajtojë koronavirusin që tashmë është kthyer në një emergjencë ndërkombëtare, në Francë është publikuar një studim që mund të çojë në një trajtim shumë më të shpejtë të COVID 19.

Formula është Hidroksiklorokinë + Azitromicinë dhe mund të kurojë një pacient të prekur me koronavirus brenda gjashtë ditësh. Studimi i drejtuar nga Didier Raoult i ka dhënë provat teksa 100 % e pacientëve që kanë marrë kombinimin mes GCQ dhe Azitromicinës kanë rezultuar negativë dhe virologjikisht janë shëruar brenda gjashtë ditësh.

Por çfarë është diroksiklorokina dhe pse është më e efektshme se klorokina?

Hydroksilklorina është një ilaç (tabletë) e lirë, në dispozicion global, që u aprovua për përdorim të gjerë mjekësor që nga viti 1955. Zakonisht përdoret sot për ta trajtuar malarien, eritematozën sistemike të lupusit dhe artritin reumatoid.