Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kripë deti apo kripë e imët? Zbuloni kush është më e mira që duhet përdorur

Postuar: 19/03/2019 - 16:20

Do t’ju kenë dhënë shumë mendime se çfarë kripe duhet të përdorni së fundmi. Kripë deti, kripë të imët apo Himalaje? Jeni bërë konfuzë apo jo?! Për t’ju informuar pak kripa e Himalajës ruan përmbajtjen e saj minerale origjinale, magnezin dhe kalium. Por a janë të shëndetshme këto përbërës origjinalë? JO dhe aq!

Shumë njerëz mendojnë se kripa e detit është më e mirë për shkak të mineraleve të saj, por k e ajo si dhe kripa e imët kanë të njëjtën vlerë ushqyese bazë, sipas Klinikës Mayo. Kripa e detit dhe kripa e imët  gjithashtu kanë një sasi të ngjashme të natriumit sipas peshës.
 
Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Shkencës dhe Teknologjisë Mjedisore, kripa e detit ka më shumë se sa vetëm minerale. Në shumë raste, ka edhe plastike të hedhur në kripën e  detit qoftë ajo e përpunuar apo jo. Po, po e dëgjuat mirë plastik! Problemi është, se falë qeseve plastike dhe mbeturinave të tjera në rrugët ujore, shumica e markave të kripës së detit përmbajnë disa pjesë mikroskopike plastike.
 
Po në lidhje me jodin në kripën e imët?
 
Prodhuar në minierat e kripës, kripë tradicionale e tryezës ajo e imta përpunohet më shumë se kripa e detit. Kjo do të thotë se është kryesisht e lirë nga mineralet natyrore. Vlen të përmendet megjithatë, që nga vitet 1920, prodhuesit kanë shtuar jodin në kripën e përpunuar. Është një mineral i rëndësishëm për mbajtjen e tiroideve tuaja  “të lumtur.”
 
Por në fund të fundit asnjë lloj kripe nuk është e mirë për ju, kështu që nuk do të ishte gabim të ulnit sasinë e përdorimit të saj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 23:38

Brokoli padyshim, që është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shumë pak e dinin që është i mirë edhe për pamjen tonë të jashtme.

Postuar: 22/04/2019 - 19:14

Flokët janë një ndër elementët të cilët u marrin shumë kohë grave dhe vajzave.Këto të fundit janë

Postuar: 22/04/2019 - 18:18

Shumica prej nesh e konsumon shumë kafenë, madje ka nga ata që nuk e fillojnë dot ditën pa të.

Postuar: 22/04/2019 - 17:18

 Interneti nuk është një spital, nuk është burim i hulumtimeve mjekësore ose të paktën nuk ë

Postuar: 22/04/2019 - 14:53

Konsumimi i kastravecit ju sjell shumë përfitime shëndetësore që ndoshta nuk i kini dëgjuar më pa

Postuar: 22/04/2019 - 10:18

Vaji i ullirit është një eliksir shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.